Los Angeles Lakers kanë shënuar fitoren e radhës në NBA.

Lakers kanë mposhtur skuadrën e Boston Celtics me rezultatin 114:112, në një ndeshje që pati një fund dramatik.

Në këtë ndeshje, më të dalluarit te Lakers ishin Anthony Davis dhe LeBron James. Në anën tjetër, te Celtics, Jayson Tatum shkëlqeu me 41 pikë.

Ju pëlqen!

Davis regjistroi 32 pikë dhe 13 kërcime për double-double, si dhe shtoi edhe tri asistime e dy bllokada.

LeBron ndihmoi shokët me 29 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime.

Kështu, Lakers kanë marrë fitoren e pestë radhazi, duke ndalur Boston në ‘Staples Center’.

Lexo po ashtu:  Lukaku, deklaratë dashurie për Inter: “Për këtë fanellë dua të jap gjithçka”
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!