Lajthitë janë shumë të pasura me proteina dhe kripëra minerale të cilat bëjnë të mundur ruajtjen e zemrës si dhe të enëve të gjakut.

Gjithashtu këto fruta të thata janë të ushqyeshme dhe mund të konsumohen kur janë të freskëta dhe gjithashtu kur të janë të përpunuara në ëmbëlsira.

Disa veti të tjera mjaft të mira të lajthive janë:

Mbrojnë shëndetin e zemrës- Lajthia ka yndyrna të pangopura të cilat zvogëlojnë kolesterolin e keq në gjak me 27%. Si rrjedhojë jemi më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ataku në zemër. Sipas studimeve njerëzit që konsumojnë lajthi rregullisht kanë 50% më pak shanse për të humbur jetën si pasojë e atakut në zemër.

Mbron muskujt dhe kockat- Muskujt kanë nevojë për kalcium dhe lajthitë ndihmojnë me spazmat, lodhjen dhe ngërçet. Mangani nga ana tjetër ndihmon dhe forcon kockat dhe mban larg sëmundje si osteoporoza.

Sistemi nervor- Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës mburoja e nervave që rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.