Përhapja e koronavirusit në Kinë është ndalur, tha zëdhënësi i Komitetit për Çështje Shëndetësore, Mi Feng, transmeton Sputnik.

” Përhapja e epidemisë në Kinë është ndalur plotësisht “, tha Mi Feng në një konferencë.

Sipas të dhënave më të fundit, në Kinë ka pasur 81.439 raste të infeksionit të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, nga të cilat 75,448 janë shëruar dhe 3,300 kanë vdekur.

Ju pëlqen!

Më herët, media raportoi se në provincën kineze Hubei (përveç Wuhan), e cila njihet si pika qendrore për përhapjen e infeksionit Covid-19, trafiku i brendshëm i pasagjerëve u rivendos pas dy muajsh.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.