Një sulm terrorist ka ndodhur mbrëm në Vjenë të Austrisë. Media të ndryshme botërore raportojnë për disa të vdekur gjatë të shtënave me armë në kryeqytetin austriak.

Sulmi ka ndodhur në një sinagogë.

Një person nga Kosova që jeton në Vjenë i ka thënë medias se në Vjenë është shpallur gjendje lufte se Ushtria është thirrur të dalë në rrugë për ta marrë situatën nën kontroll.

Ju pëlqen!

Sipas raportimeve të fundit nga Vjena, dyshohet se ka shumë bomba të montuara në lagje të caktuara të Vjenë.

The Sun raporton se sulmuesi e ka hedhur në erë vetën. Ndërsa Agjencia austriake e lajmeve APA citoi Ministrinë e Brendshme të vendit të thoshte se një sulmues tjetër është arratisur.

Policia e Austrisë ka bërë thirrje të shmangen të gjitha sheshet e qytetit. Gjithashtu kanë thënë se po veprojnë me të gjitha forcat në dispozicion sepse deri tash ka disa të vrarë dhe të plagosur.

Policia e Vjenës përmes një shkrimi në tëitter ka njoftuar se po përballen me të shtëna në gjashtë lokacione të ndryshme në kryeqytet.

“Në ora 8:00pm, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Seitenstettengasse. Disa të dyshuar të armatosur me pushkë automatike në gjashtë lokacione të ndryshme. Një i vrarë dhe disa të plagosur. Një i dyshuar i vrarë nga forcat e rendit”, thuhet në reagim.

Media austriake, Heute, ka raportuar se disa persona janë marrë peng ndërkohë që raportohet po ashtu se njëri prej sulmuesve është vrarë.

Pas sulmit terrorist ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Vjenë duke bërë ju thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda dhe të mos frekuentohen hapësirat publike.

“Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur. Autoritet po punojnë në zbardhjen e rastit.”

Lidhur me sulmin terrorist ka reaguar edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, përmes një shkrimi në Facebook.

“Ne francezët ndajmë tronditjen dhe ndëshkimin e popullit austriak të goditur sonte nga një sulm në zemër të kryeqytetit të tyre, Vjenë. Pas Francës, një vend mik është nën sulm. Kjo është Evropa jonë. Armiqtë tanë duhet ta dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të dorëzojmë asgjë”, ka shkruar Macron.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!