Lajmet e vërtetë nga Berlini janë këto (nuk do t’i gjeni në mediat e nivelit “u takua s’u takua”):

Lajmi i parë: Kancelari Scholz njësoj si Presidenti Biden po thonë se Njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë nuk është për t’u arritur në fund të dialogut dhe gradualisht, por është në qendër të procesit të dialogut. Ky është dialog për njohje, jo për “normalizim” sepse nuk ka normalizim pa njohje.

Ky qëndrim, që tash mbështetet nga Biden dhe Scholz ka qenë kahmoti qëndrim i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ne i kritikuam dhe protestuam kundër fusnotave që “do shkriheshin si fjolla bore” dhe “gradualiteteve” të tjera antikushtetuese që sollën qeveritë e kaluara, të cilat pranonin dialogonin për gjithçka, por jo për njohje. Situata ka ndërruar 180 gradë.

Lajmi i dytë: Gjermania po rikthen Procesin e Berlinit dhe Ballkani i Hapur është i marrë fund. Procesi i Berlinit ndryshon nga Ballkani i Hapur në këto aspekte:

a) PB është përfshirës i 6 vendeve, ndërsa BH ka krijuar përçarje në dy kampe 3 vs. 3. Dihet kujt i intereson përçarja dhe polarizimi.

b) PB është i drejtuar prej Gjermanisë, zhvillohet në Evropë, dhe synim ka anëtarësimin e 6 vendeve ballkanike. BH drejtohet nga vende që nuk janë në BE, dhe ekziston si iniciativë për bashkëpunim ekonomik e rajonal ”pavarësisht BE-së” siç janë shprehur vetë liderët e BH.

c) Investimet gjermane në rajon kanë potencial të sjellin më shumë zhvillim se turizmi nga Serbia e Rusia.