Në një lidhje direkte për “Abc-ja e mëngjesit” Fahri Beqa, ekspert i Shëndetit Publik në Gjermani ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Mjeku theksoi se 80% do e kalojnë sëmundjen pa e kuptuar fare, pasi nuk shfaqin shenja. Beqa po ashtu u pyet nga moderatori edhe për një çështje mjaft të diskutuar së fundmi, atë të përdorimit të ibuprofenit për të trajtuar këtë virus.

Mjeku theksoi se ka pasur disa të dhëna që ibuprofeni ka ndikuar në zhvillimin më të shpejtë të sëmundjes, mirëpo kjo nuk është vërtetuar. Sipas tij është mirë që deri në momentin që të vërtetohet ky medikament nuk duhet të përdoret.

Pjesë nga intervista:

Fahri Beqa: Në fillim në Gjermani kemi pasur një testim agresiv, të gjithë udhëtarët që kanë ardhur në vende me rrezikshmëri të lartë. Ata njerëz janë testuar ose janë vetëizoluar për 14 ditë deri sa të përfundojë periudha e inkubacionit. Në këtë mënyrë është parë që një numër i madh i njerëzve nuk kanë paraqitur asnjë siptomë dhe sipas të gjitha të dhënave 80% do e kalojnë sëmundjen pa e kuptuar fare.

Enkel Demi: Kjo është shumë e rëndësishme se ne na është krijuar ideja që nëse ti rezulton pozitiv me Covid-19 je në fund? Ndërkohë që ka njerëz që nuk e kuptojnë fare që e kanë.

Fahri Beqa: Këta njerëz të cilët nuk e zhvillojnë sëmundjen dhe janë mbartës. Këta e mbartin sëmundjen tek të tjerët. Të gjitha këto masa që jemi duke ndërmarrë janë për të mbrojtur këtë shtresë.

Enkel Demi: Ju e thatë 80% e atyre që mund të jenë pozitiv nuk është se e shfaqin simptoma.

Fahri Beqa: Po edhe këta njerëz që kanë rezultuar pozitiv nuk duhet të stigmatizohen

Enkel Demi: Ju jeni ekspert i shëndetit publik, a mund të më thoni ku ka gabuar Italia?

Fahri Beqa: Është shumë herët të bëhet një analizë precize. Por sa kemi ne informacione në Itali ka ndodhur përhapja e pahetuar. Dihet për një rast që është paraqutur një 38-vjeçar, i cili ka pasur shumë kontakte të tjera dhe ifekriosnin e ka marrë nga turistë kinezë. Por të gjitha lëto janë spekulime dhe ky person ka shkuar në një klinikë dhe ka pasur kontakt me personeli dh e jerëz të tjerë. Për shkak s enuk ka pasur definicione të qarta atëherë ky person është lënë të shkojë në shtëpi për sjhkak s eështë menduar s emund të jetë një temperaturë e zakonshme dhe më pas ka vazhduar kontaktet me persona të tjerë. Pa stre ditësh është paraqitur prap në klinikë sespse është përkeqësuar gjendja. Ka pausr kontakt pasja me njerëz të tjerë të sëmurë dhe të gjithë këta e kanë marrë këtë virus. Kjo ka përkeqësuar gjendjen e tyre dhe më pas ky person është futur në mjekësi intensive dhe në këtë mënyrë është ktijuar një rreth i madh i njerëzve që kanë qenë të sëmurë kronikë. Në itali një numër i madh i pacientëve nuk po marrin mjekimin, për këtë arsye edhe në 24 orët e fundit nuk kemi pasur numër të madh të vdekjeve. Për shkak se aty është duke u bërë një lloj zgjedhje që për ne mjekët është shumë e rëndë ku duhet të vendoset se cilët pacient duhet të trajtohen dhe cilët duhet të përballen me situatën e keqe.

Enkel Demi: Pra është ajo zgjedhja e tmerrshme e mjekut që kush duhet lënë të vdesë dhe kush duhet mbrojtur. Këtu më pas krijohet një kompleks i gjerë.

Fahri Beqa: Dhe për këtë është shumë e rëndësishme që vija e parë e frontit janë vetë qytetarët. Ne mjekët jemi vija e fundit e frontit që duhet të përballemi me zhvillimin e sëmundjes.

Enkel Demi: Dua të të pyes pak për masat që ka marrë Shqipëria. Ne nuk na lejohet më të dalim, janë të hapura vetëm dyqanet që kanë vetëm nevoja emergjente. Dhe pa sorës 18:00 duke nisur që nga dita e djeshme janë të ndaluara edhe shëtitjet në këmbë. Ne kemi një problem edhe me mësohat e vjetra, të cilët nuk binden se këtu është shumë kohë e bukur dhe që sot ka edhe policë nëpër sheshe që nuk do i lejojnë më të dalin dhe të luajnë domino. Si ju duken këto masa, si specialist i fushës?

Fahri Beqa: Unë nuk dua ti komentoj, unë mendoj se secila masë ka një arsyetim. Ajo që ne bëjnë në Gjermani është se që nga dje kemi një kufizim të lëvzjes, janë mbyllur të gjitha klubet, kinematë, jeta i është përshtatur mospërhapjes së këtij infeksioni. Restorantet kanë detyrim të kenë distancë me tavolinat. Ne këto momente ne duhet të largohemi nga disa lëvizje rutinore.

Enkel Demi: Po flitet që ibuprofen është një ilaç që në këtë rast nuk bën mirë. Ndoshta një nga gabimet e Italisë është përdorimi i ibuprofenit, në Francë thuhet se e kanë hequr fare. Është kaq shumë i rëndësishëm?

Fahri Beqa: Ky është një debat shumë i diskutueshëm faktikisht derisa ka pasur disa të dhëna që ibuprofeni ka ndikuar në zhvillimin më të shpejtë të sëmundjes, mirëpo kjo nuk është vërtetëtuar. Derisa të vërtetohet e kundërta duhet të shmangemi përdormit. Nuk është mirë që ibuprofeni të përdoret. Nëse ky medikament zokonisht përdoret për të zbritur temperaturën ka edhe shumë alterantiva të tjera që të përdoren. /abcnews.al