Mediat serbe raportojnë se ushtria serbe ka dorëzuar në Merdare kërkesën e stacionimit në Kosovë të 100-1000 trupave në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së. Kërkesa vjen pas një vendimi të autoriteteve në Beograd që po shfrytzojnë shtegun juridik të Rezolutës për të arritur një fitore simbolike siç do të ishte futja e trupave të tyre në Kosovë. Praktikisht kjo do të thotë luftë, por presidenti serb ka deklaruar se “me gjasë KFOR do ta refuzojë kërkesën”.

Ndërkohë po nga media nacionaliste serbe “Kurir” bëhet me dije se aktualisht Turqia ka furnizuar Kosovën me 27.5 milionë euro në ndihma ushtarake, që konsistojnë në armë nga më modernet – raketa dhe mortaja-të ngarkuara në 11 kamionë.

Situata mbetet në pamje të parë e tensionuar edhe pse në të vërtetë është e vështirë të besohet se në Ballkan ka mbetur ende dikush që ka dëshirë të luftojë për kufinj. Çdo gjë është e mundur, por kësaj radhe një konflikt do të ishte diçka serioze në planin ekonomik, jo atë njerëzor, pasi koha ka pjekur disa pasione që dikur ishin shumë të forta.
Edhe pse në fund të fundit, mesa duket të zihemi është talenti kryesor që kemi.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!