Fitim Pacolli, njëri nga themeluesit e grupit të fuqishëm në facebook shkruan:

“Të nderuar qytetarë, ndjekës dhe kontribues të grupit #meKryeministrin,

Të nderuar anëtarë të Lëvizjes, simpatizantë e mbështetës të kryeministrit Kurti, duam të iu njoftojmë që Facebook-u ka deaktivizuar grupin më të madh politik në Ballkan #meKryeministrin. Deaktivizimi i grupit ka ndodhur në natën e mbrëmshme dhe siç kemi mësuar arsyet janë politike.
Krejt kjo sepse iu kanë frikësuar grupit #meKryeministrin.
Ne u rritëm sepse na përkrahnin qytetarët. Këta investojnë milionat që kanë përfituar në mënyrë të jashtligjshme dhe asnjëherë nuk arritën të rriten sa ne. Ne nuk shitemi e as nuk blihemi, ne i shërbejmë vendit e interesave të disave.
Kjo nuk është hera e parë që kanë provuar të na e mbyllin grupin.
Fillimisht na raportuan disa herë sepse prezantonim drejtë mendimet e qytetarëve për qeverinë Kurti I, këta shpifin e dezinformojnë opinionin publik kundër qeverisë Kurti. Ishim zëri që nuk u ndalëm pro të drejtës, pro Albinit deri në fitoren e dytë të Kryeministrit Kurti. Prandaj na frikësoheshin e prandaj sot po festojnë.
Tani na raportuan sepse mbrojtëm denjësisht e reaguam zëshëm kundër deputetes Blerta Deliu që i quajti terroristë ish luftëtarët e UÇKsë.
Para pak ditësh deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në Kuvendin e Kosovës kishte bërë një deklarim skandaloz lidhur me shqiptarët e rastit të Kumanovës. Ne si grup e kishim kundërshtuar këtë deklarim duke i dalë në mbrojtje të dënuarve nga “drejtësia” maqedone dhe kemi kërkuar nga deputetja e PDK-së që të kërkojë falje për cilësimet e bëra. Vetëm se kemi shprehur qëndrimet tona nëpërmjet komenteve dhe fotove të postuara është konsideruar që ne po shkelim standartet e vendosura nga Facebook. Materialet që ne kemi ndarë me publikun lidhur me rastin e Kumanovës janë konsideruar si violente dhe kjo pasiqë këto materiale janë raportuar nga mijëra profile të rrejshme të bëra në zyret e PDK-së dhe LDK-së.
Bashkëpunimi i LDK-së me PDK-në nuk është vetëm në kapjen e komunave dhe koalicionet e turpshme që bën, por edhe në nivel të dëmtimit të interesave qytetare dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Kapacitetet organizative, mobilizimi e mbështetja e madhe për Qeverinë Kurti e ardhur nga grupi #meKryeministrin si duket i ka trembur dhe frikësuar jashtë mase kundërshtarët politikë të VV-së dhe telallët mediatik të ish-regjimit. Frika e tyre ishte aq e madhe saqë njëri nga telallët e ish-regjimit, “gazetari” Berat Buzhala, i pati bërë thirrje qeverisë Hoti që të na arrestonte. Na kanë sulmuar nga të gjitha anët e në secilën studio televizive. Kanë propaganduar kundër nesh dhe me profile të rrejshme e inskenime në Kuvendin e Republikës bën që grupi të deaktivizohet.
Megjithatë, kjo veçse na e shton vullnetin për tu rikthyer përsëri. Ju ftojmë të gjithë juve që kontribouat aq shumë, të na bashkangjiteni në rrugëtimin e ri. Ju ftojmë që të bëheni pjesë e grupit të ri #meKryeministrin në mënyrë që të realizojmë synimet e aspiratat e përbashkëta.
©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.