Artisti ynë i madh me 1968 filloi punë si aktor ne Teatrin Popullor (Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta dhe episodike. U shqua për krijimin e karaktereve.

Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.
Pas vitit 1992, ku si më të arrirët përmenden : Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.

Ai u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.