Është finalizuar projekti i riparimit të mullirit, të cili iu ndërruan pllakat nga ato të metalit në ato të gomës.
Sipas Trepcës, ky projekt ka ndihmuar në uljen e shpenzimeve në çdo aspekt të punës që kryen mulliri.
Në komunikatë thuhet se Ideja rreth e projekti kishte nisur që nga muaji mars 2021, ku udhëheqësit e makinerisë dhe drejtori i Flotacionit në bashkëpunim edhe me drejtorët Nexhat Dedia dhe Shyqri Sadiku, bënë të mundur që kjo punë të finalizohet.
Sot në fillimin e punës së mullirit pas këtij riparimi i pranishëm ishte edhe drejtori i minierës Nexhat Dedia, i cili u nda i kënaqur me ndërrimin e pllakave që nuk ishin ndërruar që nga viti 1984.
“Puna dhe vullneti juaj më japin vullnet, ju premtoj se së bashku do të realizojmë edhe projekte tjera me bashkëpunimin e forcat tuaja do të arrijmë që Trepçën tonë ta kthejmë në vendin që ajo meriton ta ketë”, ka thënë Dedia.
Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.