Shqiptarët do të mund të përdorin patentën shqiptare kur të ngasin makinën ne Bullgari. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njofton se bazuar në Konventën e Vjenës për Trafikun Rrugor, të cilën Shqipëria dhe Bullgaria e kanë ratifikuar, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Bullgari me lejen e drejtimit shqiptare, pa qenë nevoja e pajisjes me leje drejtimi ndërkombëtare.

Kur kanë një leje qendrimi në Bullgari mund të udhëtojnë me leje drejtimi shqiptare deri në 1 vit. Pas përfundimit të afatit 1 vjeçar, do të duhet që të bëhet konvertimi në leje drejtimi bullgare. Konvertimi bëhet pa kaluar testimin teorik apo atë praktik! “ njofton DPSHTRR.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!