Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Italinë me qëllim konvertimi. Kjo do të thotë se patentat shqiptare tashmë do të njihen në Itali.

“Miratimin në parim të marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi, miratuar me vendimin nr.209, datë 29.3.2021, të këshillit të ministrave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Ju pëlqen!

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi, miratuar me vendimin nr.209, datë 29.3.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” theksohet në vendimin e miratuar sot.

Marrëveshja mes dy vendeve hyri në fuqi më 12 korrik më pas dy palët kaluan një fazë verifikimi për të zgjidhur problemet teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqisnin sa më shpejt kërkesat për konvertimin e patentave të tyre.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.