Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në stërvitje ushtarake “Defender Europe 2021” të NATO-s, të cilat do të mbahen në Durrës.

Kështu ka konfirmuar Ministrisi i Mbrojtjes, Flamur Arifaj, përcjellë e pavarura MekuliPress.

Kosova për herë të parë do të jetë pjesëmarrëse në stërvitjen ushtarake më te madhe në rajon “Defender-Europe 21”.
“DEFENDER-Europe 21” është stërvitje vjetore e përmasave të mëdha ushtarake amerikane në Evropë dhe Afrikë, i përbashkët, shumëkombësh, i dizajnuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ndërmjet ushtrisë amerikane, NATO-së dhe partnerëve tjerë.
Me këtë rast, Ushtarët e FSK-së radhiten përkrah ushtrive të shteteve anëtare të NATOSs nën udhëheqjen e partnerit strategjik Shteteve të bashkuara të Amerikës.
Kosova do të jetë gjithashtu në mesin e 16 vendeve pritëse, me c’rast trupat e ushtrive të shteteve anëtare të NATOS do të zbarkojnë në Kosovë; në mesin e tyre ushtarakë të ushtrisë Amerikane, pjesëtar të forcave nga Komanda Evropiane e SHBA si dhe dhe Komanda Supreme Operacionale e NATO.
Komanda e Lartë (HICON) dhe Audienca Sekondare do të jenë të vendosur në Aeroportin e Gjakovës, kurse Ushtrimi Fushor do të realizohet në Zonën e Trajnimit në “Baba i Bokës”në komunën e Gjakovës.
Validimin e kapaciteteve të këmbësorisë do t’a bëjë ekipi vlerësues i KDS në bashkëpunim me ekipin ushtarak amerikan të Brigadës të Ndihmës së Forcave të Sigurisë (Security Force Assistance Brigade- SFAB).
Pjesa kryesore e ushtrimit do të realizohet nga data 17 deri 29 maj 2021.
Për detajet e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë ngjarje, unë si Ministër i Mbrojtjes së bashku me Komandantin e FSK-së GjenLejt Rrahman Rama do të mbajmë konferencë për media, ditën e Enjte me datë 6 Maj, 2021, duke filluar nga ora 14:30, në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.
You, Arbër D. Limani, Faton Bozhlani and 455 others
21 Comments
28 Shares
Like

 

Comment
Share
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.