Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e sotme ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekajt, ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK, për shkarkimin e Mentor Shalës nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të televizionit.

“Z. Shala gjatë kohës së kryerjes së detyrave në RTK, në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur ka shkelur Ligjin për RTK-në dhe Rregulloret e Brendshme të RTK-së, qoftë duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe aktet e brendshme apo duke mos ruajtur paanshmërinë”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e u.d. të Drejtorit të Përgjithshëm për shkarkimin që e ka aprovuar Bordi i RTK-së.

Vendin e Shalës do ta zë përkohësisht Arsim Halimi “deri në përzgjedhjen e kandidatit për këtë pozitë sipas konkursit publik, por jo më shumë se 6 muaj”, sipas njoftimit të Bordit të RTK-së.

Ju pëlqen!

Shkarkimi i Shalës ishte kërkuar edhe më herët, pasi e kishte ofenduar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!