https://www.facebook.com/liburn.aliu/posts/10221949917078033

Autostrada e Gjilanit, rrugët Prishtinë-Podujevë, Dollc-Gjakovë, Kievë-Zahaq dhe Prishtinë-Mitrovicë janë pesë projektet infrastrukturore që u është ndarë buxhet për vitin 2023.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në një shkrim në Facebook ka thënë se vlera totale e këtyre projekteve do të jetë 69 milionë euro.

Vlera më e madhe është ndarë për Autostradën e Gjilanit, pra 27 milionë euro, ndjekur nga projekti i rrugës Prishtinë-Mitrovicë me 21 milionë euro. Rruga Dollc-Gjakovë pritet do të kushtojë 11 milionë euro, ajo Prishtinë-Podujevë me 6 milionë euro, ndërsa Kievë-Zahaq nuk do të kushtojë më shumë e 4 milionë euro.

Ndryshe, që disa vite flitet për ndërtimin e rrugës Kievë-Zahaq, projekt ky që ka mbetur në gjysmë dhe ende nuk ka përfunduar. Në vitin 2019, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e kësaj autostrade.
Hetimet po vazhdojnë për mënyrën e shpronësimit.