Një tentativë helmimi është kryer ndaj zëvendësit të Vladimir Putinit, siç pretendohet nga një media ruse. 71-vjeçari Nikolai Patrushev, ish-kreu i shërbimit sekret FSB dhe sekretar i Këshillit të Sigurimit të Moskës, thuhet se u dërgua me urgjencë në spital ditët e fundit pasi u ndje keq.

Sipas General SVR, një kanal rus në Telegram i drejtuar nga disidentë të qeverisë Putin, rezultatet e testeve toksikologjike zbuluan se Patrushev ishte ekspozuar ndaj një “helmi sintetik”, por mbijetoi.

Një raport i Washington Post se Patrushev u shfaq në publik për të justifikuar pushtimin dhe për të çuar përpara qëllimet e luftës të Rusisë kishte krijuar një përshtypje, ndërsa Putini dukej se po lëkundej në tre muajt e parë të konfliktit.

Në një seri intervistash që ai dha për gazetat ruse, 71-vjeçari Patrushev parashikoi rënien e Evropës nën peshën e një krize globale ushqimore dhe refugjatësh dhe shpërbërjen e Ukrainës në disa shtete.

Sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurimit ka shërbyer në selinë e KGB-së në Shën Petersburg, ndërsa ka argumentuar se SHBA qëndronin pas tensioneve në Ukrainën lindore dhe se qëllimi përfundimtar i Uashingtonit ishte të shkaktonte kolapsin e Rusisë.