Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar se ka përfunduar me sukses trajnimi i Forcave Speciale të Kosovës së bashku me ato të Shqipërisë, në terrene të ndryshme në Shqipëri.

Mehaj, në një postim në Facebook ka shtuar se pas 26 javësh të stërvitjeve, pjestarët e FSK-së tani janë në nivelin më të lartë të përgatitjes.

“Gjatë trajnimit, pjesëtarët tanë janë përgatitur për: Lidership, topografi, alpinizëm, përgatitje fizike, taktika speciale, përdorim të eksplozivëve, zbulim special, veprime me Helikopter, njohuri armatimi dhe qitje, shëndetësi etj. Trajnimi është mbyllur me sukses dhe Forcat tona të specializuara, janë në nivelin më të lartë të përgatitjes”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.