I dërguari special i BE për dialogun Prishtinë — Beograd, Mirosllav Lajçak ka thënë se në takimin e parë fizik të vazhdimit të dialogut u bisedua për çështje të personave të pagjetur dhe atyre të zhvendosur dhe raportet ekonomike, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

“Jam i kënaqur që pas shkëmbimit të sotshëm të pozicioneve fillestare të dy liderët janë pajtuar të punojnë intensivisht në nivel të ekspertëve qysh në javën që vjen në Bruksel”, tha Lajçak.

Lajçak nënvizoi se çështja e personave të pagjetur dhe atyre të zhvendosur ka rëndësi dhe karakter simbolik kur bëhet fjalë për pajtimin por ato janë edhe “tema reale” për familjarët që jetojnë në pasiguri edhe mëdyshje me dekada.

Ju pëlqen!

Ai potencoi se është kruciale që të punohet me Kryqin e Kuq ndërkombëtare në zgjidhjen e rasteve të personave të pagjetur dhe përmbylljen e kësaj çështje.

Kur është fjala për temën tjetër ekonomike, Lajçak theksoi se kjo është “një ndër shtyllat e BE-së”.

“Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik do të thotë shfrytëzim i potencialeve të Kosovës dhe Serbisë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e jetës dhe kushteve të qytetarëve”, tha ai.

Lexo po ashtu:  BE i dhuron Kosovës 67.5 milionë euro si mbështetje ndaj krizës energjetike

Lajçak ka shprehur falënderim për të dy palët për ardhjen dhe angazhimin në takimin e Brukselit.

Ai paralajmëroi se takimi i ardhsëm në nivelin e lartë politik do të mbahet në fillim të shtatorit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!