Mes dyshimeve e paqartësive, edhe la Liga spanolle është gati të aplikojë planin për rinisjen. Mes të hënës e të martës është parashikuar një mbledhje e mjekëve të klubeve, pastaj një takim mes teknikëve e kapitenëve për të përcaktuar një protokoll të rinisjes së stërvitjeve. Sesione me grupe të vogla, grumbullime të blinduara e kontrolle të përditshme janë pikat rreth të cilave do të lindë dokumenti, që ndërkohë ka krijuar pakënaqësitë e para: Barcellona, kryesese e klasifikimit, mendon se ka shumë nxitim për tu kthyer në lojë me rrezikun e dëmtimit të lojtarëve, që për më tepër nuk janë të bindur nga hipoteza e një “mbyllje” larg familjeve.

Rifillimi, si ka bërë të ditur El Mundo Deportivo, duhet të bëhet me katër faza: e para, që do të pasojë stërvitjet, do të bazohet në kontrollet mjekësore, e dyta në stërvitjet individuale, e treta në stërvitjet në grupe jo më shumë se 8 lojtarë dhe e katërta me stërvitje kolektive. Objektivi është ai për të realizuar dy fazat e fundit (kthimi në qendrat sportive) duke nisur nga 4 maji, me respektimin e normave të higjenës, duke kryer teste të përditshme e duke qendruar të blinduar në grumbullim për të pakëtn 15 ditë.

Barcellona është e shqetësuar për dëmtimet, por ka edhe dyshime se cfarë do të ndodhë në rast se gjenden lojtarë pozitivë me virusin, përvec frikës për polemika mbi kontrollet konstante të lojtarëve, që do të dukeshin të privilegjuar. Tekniku Quique Setien e kapiteni Sergio Busquets i kanë deklaruar vërejtjet e tyre e, sipas El Mundo Deportivo, janë gati të kundërshtojnë në mbledhje e parashikuar të martën me homologët e tyre.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!