Presidenti Javier Tebas e ka lajmëruar, por që të bëhet zyrtare duhet aprovimi i Ministerisë së Shëndetit spanjolle: La Liga do të riniset në 11 qershor për të përfunduar në 19 korrik. Një tour de force i gjatë 39 ditë të pandërprera ndeshjesh. Do të rifillohet me derbin mes Betis e Sevilla. Gjithnjë në 11 do të luhen minutat që duhen për të mbyllur Rayo Vallecano-Albacete që ishte pezulluar. Kështu, kampionati spanjoll do të jetë cdo ditë me dy fasha orari: 19,30 e 21,30 ose 22, të cilave do ti shtohet një tjetër në fund javë në 17,30.

Deri në fund të kampionatit mungojnë 11 javë e klasifikimi sheh Barcelonën përpara me dy pikë nga rivalët e përjetshëm të Real Madrid. La Liga ka kështu një datë të fiksuar për rinisjen, duke përjashtuar ndonjë befasi, e ka përcaktuar edhe ditën e nisjes së temporadës 2020-2021: në 12 shtator. Midis, Kupat europiane, për një verë pa mbarim.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!