Muhamed Kuka është një ish-ushtar i UÇK’së, dhe është fytyra më e njohur që nga mbarimi i luftës, tash e 21 vjet që asnjëherë nuk mungon në tubimet që lidhen me luftën. Në çdo përvejtor Kuka qëndron i pari, duke valvitur flamurin kuq e zi dhe duke i prirë masës

Kuka është nga qyteti i Ferizajt dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur në Kosovë nisi lufta, dhe pa hezituar fare iu bashkua Ushtrisë Çlimrimtare të Kosovës, duke mos u ndarë kurrë më emocionlisht me të.

Sot veterani ka 70 vjet dhe ka qëndruar 24 vjet në Amerikë, para se të kthehet në Kosovë, dhe arsyeja pse është kthyer ai thotë se është masakra e Reçakut, të cilën e ka parë në lajme në televizionet në Amerikë, dhe pas saj menjëherë është nisur për Kosovë.

Ju pëlqen!

Kuka, aktualisht jeton në Ferizaj, dhe fatkeqësisht nuk gëzon një jetë të mirë ekonomike, dhe nuk merr përkrahje nga shteti. Ai disa herë ka kërkuar ndihmë për vajzën e tij me probleme shëndetësore.

Ndërsa, kujtojmë që Kuka është një njeri shumë i dashur dhe i respektuar në qytetin e tij në Ferizaj, ku s’ka qytetar atje që nuk e nderon dhe ndan respekt të veçantë  ndaj tij./metro

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!