Lajmi i publikuar nëpër mediat shqipe se: “Norvegjia është një nga vendet evropiane që po kërkon fuqi punëtore”, ështe gënjeshtër. MekuliPress garanton se Norvegjia nuk ka nevojë për punësime masive dhe se paga nuk është asesi “mbi 4 mijë”, euro siq e thonë portalet shpifëse shqipe, as për 10 për qind të vet shtetasve norvegjezë.

Shkrimi i mëposhtëm, i marrë nga një portal shqiptar, është i tëri i pasaktë dhe ka për qëllim vetëm nxitjen e lexuesve për klikime. Kjo mënyrë e manipulimit me popullin nuk është gazetari e as informim. Është dezinformim dhe lojë me emocionet e të varfërve, shkruan e pavarura MekuliPress


Ja shkrimi i rrjeshëm i marrë nga portalet shqipe q¨po qarkullon sot nëper internet:

“Me paga mbi 4 mijë euro, ky është vendi evropian që kërkon punëtorë

Norvegjia është një nga vendet evropiane që po kërkon fuqi punëtore.

Ju pëlqen!

Pagat janë tepër të kënaqshme, pasi variojnë deri në 4500 euro në muaj.

Profesionet më të kërkuara janë inxhinierë, mësues, mjekë, infermierë, shoferë autobusash, kuzhinierë dhe kamarierë.

Këto janë profesionet që janë publikuar në Zyrën Evropiane për Punësim.

Gjithashtu sipas disa studimeve, Norvegjia është një nga shtetet me kushtet më të mira në botë për të punuar”./Burimi Gazetaexpress/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!