Real Madrid po mban sytë nga Mauricio Pochettino, si zëvendësim potencial i Zinedine Zidane gjatë verës.

Ish trajneri argjentinas i Tottenham vlerësohet lartë nga hierarkia në ‘Santiago Bernabeu’, dhe pritet të rikthehet në stol pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas ‘The Independent’, Real po kërkon të shikojë synimet e Pochettinos në lidhje me punën e tij, dhe mundësinë e zëvendësimit të mundshëm të trajnerit francez.

Ju pëlqen!

Real Madrid edhe pse fitoi 2:0 ‘El Clasicon’ kundër Barcelonës dhe janë lider në La Liga, tek ‘Los Blancos’ nuk është se nuk ka pasur tensione prapa skenave.

Madrilianët kanë humbur ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, dhe mbyllja e sezonit pa trofe, mund të çojë në largimin e Zidanes.

Lexo po ashtu:  “Kombëtarja mbetet gjithmonë, lojtarët vijnë dhe ikin - Suksese Shqipëri, këtu nuk ka rëndësi rezultati”: Muriqi me modesti kampioni
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!