Është prej lojtarëve më të artë që ka pasur Kosova.

Është Luan Prekazi, shqiptari që ka luajtur nga viti 1967 deri në vitin 1970 për Partizanin e Beogradit, që njihej si klub i Armatës Popullore të ish Jugosllavisë. Klub që përbëhej nga të gjitha kombësitë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ajo që bie në sy, një shqiptar të jetë në ballinën e revistës sportive “Tempo” në vitin 1967, është diçka e jashtëzakonshme.  

Prekazi ka qenë super lojtar dhe dalja e tij në ballinën e asaj kohe është dëshmia më e mirë, se sa i lojtar i madh ka qenë ai. 

Prekazi ka kontribuar shumë për futbollin e Kosovës, edhe në kohën e okupimit si trajner ka sakrifikuar shumë dhe i bëri rezistencë pushtuesit serb.    

Pas lufte po ashtu vazhdoi zejen si trajner një kohë edhe si drejtor sportiv në KF Prishtina.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...