John Lloyd

Popullariteti i presidentit të Rusisë Vladimir Putin ka lulëzuar në shtëpi pas aksioneve të tij në Ukrainë falë ndikimit që dha ndërhyrja e tij. Gëzimi që pasoi pushtimin e Krimesë nga Ukraina në mars qe, që paku pjesërisht, falë një sistemi propagande jo aq tërësor por shumë më tepër virulent se sa ai i paraardhësit Sovjetik.
Në qendër të këtij sistemi është një gazetar mbresëlënës i quajtur Dmitry Kiselyev. Prezantues i vjetër dhe popullor në kanalin shtetëror Channel One, Kiselyev e ka “vënë kombin në një dietë të zhveshur nga zërat kritik dhe të pasur me patriotizëm.” Në dhjetor 2013, Putini vendosi Kiselyevin në krye të një kompanie të madhe mediatike, Rossiya Sevodnya (Rusia Sot),  e cila zëvendësoi agjencinë e lajmeve relativisht të balancuar RIA Novosti. Kjo është e ndarë nga kanali televiziv i quajtur Russia Today, i cili transmeton nëpër botë por është më i butë në ton dhe ngushtësisht në aleancë me linjat e narrativës së krijuar nga shteti.


Kiselyev është krenuar se Rusia është “i vetmi vend në botë i aftë për ta kthyer SHBA-në në pluhur radioaktiv.” Ai e tha këtë me një shtëllungë bërthamore në sfond. Ai akuzoi qeverinë e Ukrainës për abuzime, forcat e armatosura dhe vetë shtetin – ‘Nuk ka Ukrainë, ajo është vetëm një koncept virtual, një vend virtual… tashmë është një shtet i dështuar.”
Ky shpërndarës lajmesh i mprehtë dhe kokënxehtë, sarkastik dhe me raste, mendjemprehtë, është thellësisht i lidhur me këndvështrimin e Putinit për botën. Ai i kritikoi demonstruesit në Kiev, të cilët rrëzuan presidentin e korruptuar Victor Yanukovich si lolo të Perëndimit dhe iu tha rusëve etnikë në Ukrainë se ata janë të rrezikuar nga “fashistët” që kanë rrëmbyer pushtetin në kryeqytetin e Ukrainës.
Ai ka një joshje të veçantë me neverinë ndaj gejve, ku është bërë i famshëm pasi ta se ata “duhet të ndalohen të dhurojnë gjak, spermë dhe, në rast të aksidenteve rrugore, zemrat e tyre duhet ose të groposen ose të digjen si të papërshtatshme për vijimin e jetës.” Duke iu përgjigjur kritikave për komentet e tij, Kiselyev tha se ai beson se problemi me homoseksualët “është se ata sillen në mënyrë provokatore… qëllimisht nxisin dhe provokojnë një situatë në mënyrë që të bëhen viktima.” Ai i tha këto fjalë më 2012 dhe një vit më vonë një ligj u miratua duke ndaluar “propagandën gej”, i cili kriminalizoi praktikisht çdo përmendje të homoseksualitetit. Rusia nuk është njohur kurrë për sjellje miqësore ndaj komunitetit LGBT, por kjo mungesë tolerance nga lartë konsiderohet një politikë, që shërben për të dalluar vendin nga Perëndimi i “degjeneruar”. Kiselyev dhe makineria e propagandës nën kontrollin e tij kanë sfidues. Një nga më të mprehtit është Sergei Medvedev nga Shkolla e Re Ekonomike, i cili së fundmi shkroi se aventura ukrainase, dhe mbi të gjitha, rrëzimi i avionit malejzian, i ka shkaktuar një “disfatë pa kthim” Rusisë, dhe se ka vulosur humbjen e Ukrainës te Perëndimi. Në publikimin në anglisht Moscow News, Gregory Bovt theksoi se “ligjet ndaluese dhe kufizuese” që qeveria e Putinit ka vendosur, në shumicën e rasteve nuk i prekin rusët e zakonshme për shkak sepse ata kanë shenjestruar përdoruesit e internetit dhe organizatat joqeveritare.
Bovt vëren gjithashtu se “angazhimi politik i rusëve ka arritur nivelin më të ulët në të gjitha kohërat,” jo për shkak se njerëzit janë të frikësuar por për shkak se ata në përgjithësi janë të kënaqur me udhëheqësin e tyre dhe krenarë për vendin e tyre. Më surprizues është fakti se ata thonë se ndjehem më me mirëqenie këtë vit se sa në vitin e kaluar, megjithëse gjatë vitit të kaluar rritja ekonomike ka qenë më pak se 1 për qind dhe pritet të jetë negative këtë vit.
Grabitja e territoreve, retorika luftënxitëse kundër një armiku të vjetër dhe propaganda e pafundme e mirëpërgatitur ia kanë dalë, tani për tani, të prodhojnë një gjendje të mbrojtur nga dyshimet. Nuk ka rëndësi fakti që Perëndimi është ngurrues për të vendosur sanksione dhe i etur për bisedime, udhëheqësia e Rusisë mendon se populli ka nevojë për armik edhe një herë dhe presidenti i vendit, me shefin e tij të propagandës, është i lumtur të shkundë pluhurin e armikut të vjetër dhe ta prezantojë atë si të ri sërish.
Botuar fillimisht në Reuters /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]