Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka mbajtur sot një konferencë për medie për masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

Ajo ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për ngrohje për qytetarët.

Sipas saj, këto pajisje kanë vlerë prej gjashtë milionë eurosh.

Ju pëlqen!

“Nga sot kemi hapur thirrje për subvencionim për qytetarët në vlerë prej 6 milionë euro. Pajisjet që do të subvencionohen janë kaldarët me biomasë – dru, peletë, briketë që do të subvencionohen në masë deri në 70 për qind të vlerës së invesimit apo 1200 euro, pompat termike që ulin 30 për qind të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2500 euro, kondicionerët efiçentë deri në 40 për qind apo 400 euro, stufat indivudale efiçente me biomasë, dru, për familjet me skemë sociale me 90 për qind apo 560 euro. Për të tjerët 70 për qind apo 435”.

Rizvanolli shtoi se këto masa pritet t’ia kursejnë 12 milionë euro vendit vetëm gjatë dimrit që po vjen.

“Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: (i) reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike dhe (ii) rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë”.

Pajisjet të cilat do të subvencionohen:

Pompë termike

Pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente)

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket)

Stufa individuale me biomasë

Klikoni KËTU për ta shkarkuar thirrjen publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!