Ligji kundër mediave online apo i njohur ndryshe si paketa ‘anti-shpifje’ është miratuar në Kuvend nga deputetët.

Pro kanë votuar 83 deputetë, 13 kundër dhe 4 abstenim. Sot paradite një grup gazetarësh protestuan para Kuvendit për të ndaluar miratimin e këtij ligji. Por mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama nuk u tërhoqën.

Ligji i ri i jep fuqi Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe atributet e një gjykate për të vendosur gjoba dhe mbyllje të portaleve në rast të ankesave nga palë të treta.

Ju pëlqen!

Kundër këtij ligji janë shprehur edhe Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe mbi 30 organizata botërore që mbrojnë lirinë e medias.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.