Kush tjetër të çon përpjetë pos mbreti i letrave shqipe, Fishta: “U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me za, Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!”Lexojeni!

 


Çohi të Dekun

E n’kjoftë se lypet prej s’hyjnueshmes Mni, 
Qi flije t’bahet ndo’i shqyptar m’therore, 
Qe, mue tek m’kini, merrni e m’bani fli 
Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. – 
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë, 
E nami i sajë përjetë u trashigoftë! 
Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’Dri 
E porsi krandja e that n’nji flakada, 
U shoftë me arë, me farë me mal e vrri 
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me za, 
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë: 
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!

Gjergj Fishta/ /MekuliPress.com/

Ju pëlqen!

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  «Vossische Zeitung» (1912) Hasan Prishtina, korrespondentit gjerman: Një mesazh i qartë për turqit…
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!