Në mediat kryesore në Perëndim po flitet përherë e më shumë për pasojat afatgjata të CoVid-19. Është një shfaqje e papritur e këtij virusi që ndikon në tërësinë e vet shoqërinë dhe performacën e saj në punë. Që në fund të fundi vret normalitetin dhe mundësitë e rikthimit në të, duke hedhur baza pse jo për një ndarje nesër.

Studime apo raportime të ndryshme flasin për simptoma që vazhdojnë me javë të tëra e madje muaj pas infektimit të cilat në përgjithësi përfshijnë lodhje, shtrëngim gjoksi, dhimbje koke, frymëmarrje e vështirë, dhimbje muskujsh etj..

Kjo kategori mendohet se shkon në 10-12% të të prekurve, një shifër me të vërtetë shqetësuese. Këto pasoja kërkojnë hetime të mëtejshme, por konstatimi se CoVid-19 prek disa organe si trurin, pankreasin, zemrën, lëkurën, tiroidet, zorrën dhe sistemin muskoskeletor sugjeron se simptomat e zgjatura mundet të lidhet me dëme në organet në fjalë.

Ju pëlqen!

Ka aktualisht tri teori kryesore që trajtojnë këtë kategori:

Së pari se virusi po vijon të replikohet për shkak se sistemi imunitar nuk përgjigjet si duhet.

Së dyti, virusi ka provokuar hiperaktivizimin e sistemit imunitar duke çuar në inflamimin e shumë pjesëve të trupit, përfshirë këtu miokardit.

Një teori e tretë sugjeron se në disa persona CoVid-19 dëmton organe të ndryshme dhe simptomat lidhen me këtë gjë.

Raportohet se sistemi shëndëtësor në mbarë Perëndimin nuk i është përgjigjur si duhet këtij problemi duke e injoruar atë në shumë raste.  E megjithatë tashmë kjo kategori po shihet me vëmendje sepse paraqet interes studimor, por edhe sepse në fund të fundit kemi të bëjmë me njerëz që nuk janë shëruar, por kanë cilësi të keqe jete, pa patur një trajtim të përshtatshëm.

Në Shqipëri sigurisht që nuk flitet për këtë kategori dhe as dihet sesi vazhdon situata e atyre që kanë dalë nga spitali pasi deklarohen se janë shëruar nga infeksioni. Por e sigurtë është se përvoja me CoVid-19 për një përqindje njerëzish nuk ka për t’u harruar për një kohë të gjatë, jo dhe aq për situatën akute që ai provokon, por për persistencën e simptomave të ndryshme që ta bëjnë jetën të parehatshme, të ndryshme nga sa më parë. Është një atentat i pastër ndaj sigurisë trupore, shëndetit të mirë që kërkon një rishpërndarje energjish për ta përballuar. Dhe kjo nuk është pak.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.