Megjithë sanksionet thuajse totale, dikush po ble në masë naftën ruse. Kështu raporton revista online “Fortune” sipas të cilës produktet e naftës dhe tankersat rusë të transportit janë zhdukur nga sistemi i gjurmimit. Kompania e menaxhimit të riskut detar, “Windward” i ka deklaruar CNN se aktiviteti i paregjistruar është rritur me 600% që nga nisja e luftës në Ukrainë, çka tregon se ka një tregti që shkon përtej sanksioneve.

Ne po shohim një rritje të daljes nga sistemi i transmetimit me synon anashkalimin e sanksioneve. Flota ruse ka nisur të fshehë eksportet e veta, shprehet drejtori Ekzekutiv i kompanisë, Ami Daniel.

Gjatë javës së pas 12 marsit u vunë re 33 raste të aktivitetit të paregjistruar nga kontenierët rusë që është në kundërshtim me rregulloren ndërkombëtare e cila parashikon që anijet duhet të mbajën përherë të ndezur gjurmuesit e tyre. Hamendësimet janë se naftën ruse po e blejnë me çmim të lirë indianët dhe kinezët, por destinacioni real mbetet i panjohur. Që nga nisja e luftës në sistemin e gjurmimin mendohen se nuk janë regjistruar 4.5 milionë barrela naftë që tregtohet me 30$ për barrel. Kjo lloj tregtie nëse tolerohet parashikohet të krijojë kosto reale për eksportuesit perëndimorë, duke vënë në pikëpyetje vlerën e sanksioneve.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.