Në Serie A vazhdojnë kontrollet nga ana e inspektorëve të Prokurorisë së Federatës italiane të Futbollit (Figc), të thirrur në cështje për të diktuar respektimin e protokollit Covid-19 nga ana e të gjithë klubeve. Juve e Samp janë të fundit në rang kohor. Deri tani nuk kanë dalë thyerje të vecanta, por të gjithë duket se janë dakord mbi rëndësinë e situatës. Edhe për këtë, në mbledhjen post Komitetit të Presidencës së Figc, është shfaqur një protestë, që do të diskutohet në Këshillin federal të hënën.

Në thelb idea është, kush nuk respekton protokollin, do të përjashtohet nga kampionati. Pa asnjë justifikim. Një sanksion i rëndë, që pas pak ditësh mund të bëhet ‘ligj’. Ky paralajmërim është vetëm konfirmimi se si bota e futbollit nuk dëshiron të kalojë rrezikun të jetë e detyruar të ndalojë përsëri sezonin përpara përfundimit për fajin e ndonjë “dinaku”.

Ndërkohë, është parashikuar një takim i shkurtër mes Gabriele Gravina e Qeverisë, në vecanti me ministrin e Shëndetit, Roberto Speranza, për të diskutuar nyjen e karantinës.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.