Kush ka ndërtuar pa leje le t’i prishi vetë”. Ishte ky apeli i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë për të gjithë bizneset në vijën bregdetare, të cilët nga dita e sotme do i nënshtrohen një “fshese” nga Ksamili në Velipojë.

Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30. Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj ështe shprehur dje se nuk do të ketë asnjë tolerim në rastet ku është shkelur ligji.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar se pas vijës bregdetare aksioni do të përqendrohet në zonat e mbrojtura. Rama u shpreh se me ndryshimet ligjore në rast evidentimi të ndërtimeve pa leje rrezikon burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin.

Ju pëlqen!

Tashmë është policia që duhet të kapë në flagrancë ndërtimet pa leje dhe më pas ato duhen referuar në IKMT për të nisur aksionin e shembjes.

Përveç uniformave blu, për evidentimin e ndërtimeve pa leje pritet të vihen në punë edhe dronët super-inteligjentë, sistem i cili do të aplikohet në Shqipëri në sajë të bashkëpunimit me ekspertët turq. Këta dronë, sipas kryeministrit, do të prodhojnë të dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik dhe hapësira të tjera.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.