Masakra të tmerrshme janë kryer në Kosovë, disa nga këto krime dihet edhe kush i ka kryer. Autorët të pandëshkuar.

Krim i tmerrshëm ishte kryer me 15 janar të viti 1999 në fshatin Recak.

Mbi 40 persona u masakruan në mënyrën më mizore të mundshme nga ushtarët serb.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

E kjo ngjarje u kthye edhe një herë në vëmendje të publikut, kur zyrtar të lart të Serbisë, mohuan se një krim i tillë kishte ndodhur.

Kjo gjë nxiti reagime të ashpra në Kosovë, e nuk munguan as reagimet nga ambasadat e huaj, Bashkimi Evropian ndërsa reagoi edhe UNMIK.

Të gjithë bënë thirrje që e kaluara të mos shtrembërohet.

E deri sa varret viktimave të masakrës së Recakut u dihen, duket se edhe disa nga autorët nuk janë të panjohur për institucionet e Kosovës.

Madje Jetlir Zyberaj, që është këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë Behgjet Pacolli publikoi një numër dokumentesh, që sipas tij janë autorët e masakrës që tronditi gjithë botën.

Ai zbuloi identitetin e disa personave.

Bazuar në këto të dhëna, në kryerjen e kësaj masakre ka marr pjesë Bogdan Nojtic.

Por, ky nuk është i vetmi.

Gjithashtu janë publikuar edhe të dhëna për Momcillo Marinokvic, Slavisa Stakic, Sreten Gligorojevic, Oran Ndeljkoviq e Cedomir Aksic.

Gjithashtu janë publikuar të dhënat e edhe disa serbëve të tjerë që kanë marr pjesë në kryerjen e kësaj masakre, ndërsa të gjithë fshihen në Serbi.

E masakër e tmerrshme ishte kryer edhe në Burgun e Dubravës.

Atje në prill të vitit 1999 u vranë e masakruan brutalisht 124 shqiptar që po mbaheshin në Burg, ndërsa u plagosen edhe 200 të tjerë.

Edhe për këtë rast vet Shoqata e të Burgosurve Politik, kishte dorëzuar një Kallëzim Penal, në ish Prokurorin e Qarkut në Pejë.

Aty janë listuar emrat e 32 serbëve që kanë marr pjesë në kryerjen e kësaj masakre.

Madje në foto është paraqitur edhe komandantit i Burgut të Dubravës në atë kohë, Miodrag Mikic i njohur me nofkën Miki.

Pos kësaj, janë listuar edhe të bëmat e tij.

Ka zbatuar urdhërat e drejtorit të burgut Aleksandër Rekoqeviq për përgatitjen e skenarit të masakrës së Dubravës, ka përgatitur skenarin e masakrës së Dubravës dhe nga data 16 maj deri me 24 maj 1999 ka urdhëruar gardianët dhe burgosurit serb në burgun e Dubravës, për vrasje, torturim dhe keqtrajtim si k vrarë  vet me dorën e tij.

Emër që spikat në këtë Kallëzim Penal, është edhe Branko Komatina.

Madje ai dyshohet se ka marr pjesë në zhdukjen e veprimtarit të cështjes kombëtare, Ukshin Hotiti. Komatina e kishte shoqëruar Hotin në ditën kur kishte përfunduar dënimin me burgim prej 5 vitesh dhe nga 16 maji i viti 1999 nuk dihet më asgjë për fatin e tij.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme duket se ka mbledhur fakte rreth kryesve të këtyre krimeve.

Sipas Jetlir Zyberajt, janë grumbulluar një numër i madh dokumentesh të patrajtuara nga drejtësia ndërkombëtare.

“Mbledhja e dokumenteve dhe materialeve të tjera të rëndësishme që tregojnë barbarinë e Serbisë ka qenë një element kryesor i punës. Rreth 10 mijë faqe dokumente dhe prova janë gjetur që nuk janë trajtuar ende nga drejtësia ndërkombëtare. Për shkak se ata dështuan ne duhet të vazhdojmë dhe të ndjekim kriminelët e luftës”, thotë Jetlir Zyberaj, Këshilltar i ministrit të punëve të jashtme Behgjet Pacollit.

Gjithë këto dokumente prite ti dorëzohen Prokurorisë Speciale të Kosovës, që tani ka në mandat ndjekjen e Krimeve të Luftës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...