Dedikimi në këtë liber permbanë një tjetër rast ku shfaqet emri i Rexhe Metes, në libra të shkruem nga autore amerikane. Ma se pari emri i tij permendet në vepren “Majat e Shalës”, (The Peaks of Shala), të shkrimtares amerikane Rose Wilder Lane…, mbasandej del në kushtimin e librit të shkrimtares Elizabeth Cleveland Miller…

Kush ishte Rexhë Meta?

Se kush ishte Rexhë Meta, ma kjartë na sqaron studiuesi amerikan, William Holtz, profesor në Universitetin e Miçiganit, SHBA, i cili shkruen per Rexhë Metën në biografine e shkrimtares Rose Wilder Lane, “Fantazma në Shpinë e Vogël: Nji Jetë e Rose Wilder Lane”, – Seria e Biografive në Misuri, – (William Holtz, “The Ghost in the Little House: A Life of Rose Wilder Lane”, – Missouri Biography Series.)…

Ju pëlqen!

Rexhë Meta ka lindun në Vuthaj në vitin 1906, ka kenë nji djale i fisit Ulaj, i mbetun jetim mbasi familjen ia kishin masakrue shovinistët serbo-malazezë. Mbasi prinderit i kishin vdekun, Rexha i vogel ishte vendose në Shkoder bashke me dy motrat Gjykën dhe Zojë Ulaj- Mekuli. Femije shume i zgjuet, kishte mesue vetë anglisht qysh 12 vjeç, dhe shoqnonte amerikanet qe punonin për Kryqin e Kuq Amerikan që ndihmonte refugjatet e Luftes në Shkoder gjate dhe mbas Luftes së Pare Botërore.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Permes Kryqit te Kuq Amerikan, Rexha njihet me shkrimtaren amerikane Rose Wilder Lane, shkrimtaren që ka shkrue “Majat e Shales”, (The Peaks of Shala)… Aty njihet edhe me Elisabeth Cleveland Miller, autoren qe i ban kushtimin Rexhes ne vepren “Pran of Albania”.

Shkrimtaren Rose Wilder Lane e ban per veti zgjuarsia e Rexhës, kurajua e tij, Rexha tue kenë femije per veti kishte mbledhe disa jetime të tjere nga Plava e Gucia dhe kujdesej per ta si ma i madh qe ishte, si me qenê vllaznit e motrat e tij, njisoj si per dy motrat e veta. Studiesi William Holtz ne biografine e Rose Wilder Lane, sjell shenimet e saj, se si Roses i kishte ba shume pershtypje kurajua e atij femije 12 vjeçar… Rose vendos me e adaptue Rexhen, e birëson dhe e çon në shkolle per me u edukue. Fillimisht Rexha mbaron shkollen teknike te Harri Fullcit në Tirane dhe mbasandej me mbeshtetjen financiare të Rose Wilder Lane, i kryen studimet në Universitetin e Kembrixhit në Angli, në Fakultetin e Financave, të cilin Rexh Meta e kreu me sukses duke mbrojtur në vitin 1937 edhe temën e doktoraturës në lëmin e ekonomisë financiare. Në Librin e Artë të Universitetit të Kembrixhit gjendet edhe emri i shqiptarit Rexhë Meta.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në vitin 1938, Rexha kthehet me kontribue në Shqipëri, punon si keshilltar i kryeministrit të kohes. Mbas prillit 1939, me pushtimin fashist të vendit, Rexhë Meta internohet ne Itali. Fashistet e konsiderojne kundershtar per shkak te edukimit te marrun ne Kembrixh Angli si dhe per lidhjet me shkrimtaret amerikane. E mbajne ne internim deri ne shtatorin e vitit 1943 kur kapitullon Italia fashiste. Ne vitin 1943 kthehet ne Shqipni dhe kontriboun ne te miren e çeshtjes kombetare ne kushtet kur trojet shqiptare ishin bashkue. Merr pjese ne komisionin organizator te Lidhjes se Dyte Shqiptare te Prizrenit. Me mbarimin e Luftes se Dyte Botnore, Enver Hoxha e burgos Rexhe Meten sepse “kishte shoqnue shkrimtare amerikane si Rose Wilder Lane dhe Elisabeth Cleveland Miller, si dhe kishte krye studimet në Kembrixh, Angli”, per keto arsye ai konsiderohej se “ishte agjent anglo-amerikan”…

Denohet me burg, dhe Rexhë Meta e pëson ma keq, sepse siç shkruan profesor William Holtz, “kur Rose Wilder Lane, (e ama qe e kishte birësue), mori vesh per arrestimin e Rexhes bani çmos me e lirue, duke perdore ndikimin e saj sepse Rose ka kenë gazetare e famshme ne Amerike”…

E shkreta Rose, meqe kishte mik presidentin Truman i kerkon atij me nderhy per me lirue Rexhen…, per shkak te asaj nderhymje, Rexhën e denojne me vdekje ne Shqiperine komuniste sepse “kaq agjent i rrezikshem ishte saqe ka nderhyre Presidenti Truman”…

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Siç shkruan profesor William Holtz, sipas deshmive te vete Rose Wilder Lane, mbas perpjekjesh Enver Hoxha i ofron gazetares Rose Wilder Lane nji kusht per me ia fale jeten Rexhe Metes, kushtin qe ajo mos me shkrue kurre kunder regjimit komunist te tij. Rose Wilder Lane, ato vite ishte gazetarja ma e pagueme ne bote, me shume famë dhe njihte shume mire Shqipnine, por Enveri i bante shantazh me jeten e birit te saj te adaptuem. Rose, si nji antikomuniste e thekun qe ishte, shkruen ne kujtimet e veta se sa te veshtire e ka pase ate kompromis, vetem e vetem per me ia kursye jeten Rexhe Metes.

Mbasi vuejti tanë ato vite ne burgun e Burrelit, Rexha i shkretë, doli dikur nga burgu dhe i ka pase dy femije, vajzën Bora-Rose, (të cilës ia kishte ngjite emnin e Rose Wilder Lane), dhe djalin Fitimin…

Rexhë Meta vdiq në vitin 1985.

Mbas daljes nga burgu Rexhe Meta ka punue roje te porta e nje ndermarrje ne Shkoder…

Ne vitet ‘80 te kjo ndermarrje vijne disa te deleguem nga Ministria dhe pyesin drejtorin e ndermarrjes: “Si i keni punet me kualifikimin e punonjesve?”.

Drejtori si shkodran me shpirt humori ua kthen : “Na, si i kena punet me kualifikimin e punonjesve?! Si na nuk asht kurrkush mor zot, merreni me mend na rojen te porta e kena me diplome Kembrixhit!”…

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!