Nora lindi ne fillim te shekullit XVII ne Tamare te Kelmendit.u rrit plot shendet ne ajrin e paster te maleve, ne aromen e luleve te Alpeve dhe te pishave shekullore. Te Nora gershetoheshin me se mire bukuria me thjeshtesine dhe trimeria me urtesine.

Asaj qysh ne femijeri i pelqente te vishej si djale dhe se bashku me vellezerit bridhte mbi kale neper kullotat verore te Alpeve, per t`i shpene buken babit dhe gjyshit ne stan. I ati qysh ne femijeri e kaliti Noren ne perdorimin e armeve, saqe kur u rrit ajo u be nje qitese e dalluar ne mbare krahinen.

Nje dite ne shtepine e saj burrat u mblodhen ne kuvend.Ajo degjoi se osmanllinjte me forca te shumta ishin nisur me ure ne dore per te djegur perseri vatrat e kelmendasve, per te mposhtur shpirtin e tyre liridashes, burrat t`i kthnin ne rober ndersa cikat e bukura te Kelmendit t`i dergonin ne haremmet e pashallareve te Stambollit.

Dihet historikisht se nje pjese e mire e tokave shqiptare, vecanerisht viset e brendshme malore, pane vetem operacione ndeshkin prej pushtuesit qe vinin dhe iknin vazhdimisht me ure ne dore, por qe asnjehere nuk u qendroi kemba ne brendesi te krahinave malore shqiptare. Ato mbeten gjithnje gjate shekujve cerdhe te lirise dhe aleate besnike te shqiptarit ne lufterat e tij per liri.

Hordhite prej 15.000 luftetaresh te Vuce pashes, sundimtarit turk te Bosnjes, perbeheshin nga anadollake, bullgare, boshnjake, dalmatine, serbe, kroate etj. te mbledhur nga funderrinat e ketyre vendeve.

Pervec kesaj pashait te Bosnjes i erdhen ne ndihme forca te tjera turke nga sanxhaku i Shkodres dhe i dukagjinit, nga pashai i Pejes dhe nga mydyri ( grade ushtarake turke ) i Gucise. Keshtu numri i tyre arriti ne 30.000 veta. Nje pjese e mire e ketyre hordhive u nis nga Shkodra dhe u drejtua perpjete lugines se lumit Cem.

Pushtuesit ne fillim i ngriten cadrat atje ku bashkohet Cemi i Selces me Cemin e Vuklit. Vuce pasha e nisi sulmin ne muajin shkurt 1638. Ushtrise i dha urdher te mos linte banore pa masakruar, shtepi pa djegur dhe ushqim e kafshe pa grabitur.

Gjate kesaj kohe ne mbare Kelmendin u dha kushtrimi. Kuvendet pasuan njeri-tjetrin. Per lufte kunder armikut u ngriten ne kembe burra dhe gra. Nora u vu ne krye te grave e te vajzave malesore. Ne kuvende ata u betuan te gjithe njezeri mbi shpatat e tyre, se nuk do te lene kembe armiku te shkele Kelmendin. Malesoret ne fillim rrezuan urat. Perpara epersise numerike te kundershtarit ne njerez dhe ne armatime, zgjodhen luften e cetave, duke zbatuar taktiken luftarake popullore:

Terhiqe armikun, pergatiti pusine dhe sulmoje ne bafasi

Ne pak dite Vuce pashes i shkaterruan prapavijen.Kjo detyre i qe besuar grave te Kelmendit te udhehequra nga Nora, te cilat, duke qene te zonjat e vendit, njohese te mira te terrenit ku zhvilloheshin luftimet, kalonin nepermjet shtigjeve malore dhe i futeshin me mjeshteri mbas shpine armikut, goditnin ne befasi karvanet e ngarkuara, i rrembenin armet, municionet, ushqimet dhe keshtu plotesonin kerkesat e kryengritesve.

Shume here Nora se bashku me shoqet e saj, me levizjet e tyre te shpejta, i terhiqnin armiqte ne brendesi te vendit dhe atje ushtaret e Vuce pashes perfundonin nen presen e jataganit te trimave te Kelmendit.

Bora e rende e atij viti kishte zene gjithe shtigjet malore.
Ushtria turke kishte humbur lidhjet me Shkodren.Vuce pasha nuk orientohej dot ne keto vende te ashpra te mbuluara me bore, ndersa malesoret e Kelmendit, burra dhe gra, vepronin lirisht ne vatrat e tyre dhe e sulmonin pushtuesin atje ku nuk priste.

Mbi luften heroike te burrave dhe te grave te Kelmendit hedh drite te mjaftueshme jo vetem tradita e pasur popullore por dhe mjaft autore te huaj dhe vendes, te cilet flasin me admirim per trimerine dhe vetemohimin e rralle te bijve te Kelmendit ne keto beteja te pabarabarta. Nora me shoqet e saj te fshehura ne shkrepat e thepisura malore, duke perdor druret e pishave si leva , rrokullisnin gure e shkembinj mbi kokat e turqve, duke u mbyllur rruget e kalimit.

Por megjithate hordhite e shumta turke te Vuce pashes edhe pse pergjysmoheshin, ishin aq te shumta sa sikur mbinin nga dheu.

Perseri u mblodhen ne kuvend kelmendasit dhe perseri burra dhe gra u betuan se nuk do te lene kembe turku ne vatrat e tyre. Sipas gojedhenave, mbas pleqve fjalen e mori trimeresha Nore. Ajo u shpjegoi bashkeluftetareve te saj se turku, ky gjarper i zi, qe po zvarritej ne vatrat e kelmendasve, edhe pse shkurtohej cdo dite nga shpatat e shqiptareve, perseri rritej. Nder te tjera ajo dha mendimin per te vrare Vuce pashen.

Te shumte ishin burrat dhe grate e Kelmendit qe dolen vullnetare per vrasjen e Vuce pashes, po Nora kerkoi me kembengulje qe t`i besohej asaj kjo detyre. Mbas shume diskutimesh, kuvendi pranoi t`ia plotesoje kete deshire Nores. Dhe rasti erdhi. Kuvendi i kelmendasve ne pergjigje te kerkeses te Vuce pashes, pranoi propozimin e turqve per te arritur ne marreveshje ne qofte se Vuce pasha do te pranonte disa kushte. Si ndermjetese per bashkebisedim kelmendasit derguan ne shtabin e tyre, Noren.

Ata e porositen Noren te tregohej shume e zgjuar, se kishte te bente me nje pasha dinak, aq shume i permendur per kurthe dhe intriga , qe nuk di cfare eshte besa, fjala e dhene e shqiptarit. Keta trima i kujtuan Nores vrasjen e pabese, mbas shpine te perfaqesuesve te Kelmendit para nje viti nga Vuce pasha, i cili jo vetem nuk i qendroi fjales se dhene per bashkebisedim me keta malesore por me te arritur keta trima ne shtabin e tij, urdheroi menjehere masakrimin e tyre .

Trimeresha e zgjuar Nora e shoqeruar dhe me dy nga trimat me te rinj te kesaj krahine, u nis kaluar drejt shtabit te armikut.

Vuce pasha i priti ne cadren e tij. Ky komandant dinak i sulltanit, gjate bisedes me kete perfaqesuese te Kelmendit mbeti gojehapur nga bukuria mahnitese e Nores. Ai i pranoi te gjitha kushtet e kryengritesve, mjaftonte qe kjo shqiponje mali te behej gruaja e tij dhe u ngrit ne kembe e iu afrua Nores. Ajo me shpejtesi si rrufeja nxori kurqelin ( nje lloj thike qe e mbajne vajzat per te ruajtur nderin )dhe ia nguli pernjeheresh ne zemer pashait te madh osmanlli, duke i drejtuar keto fjale :

“Po te martoj, o pashe me pare me vdekjen” dhe se bashku me shoqeruesit e saj u largua drejt maleve, duke e lene te shtrire te mbytur ne gjak kete tiran dinak.

Vdekja e pashait osmanlli u perhap si rrufe anembane vendit. Shtabi i armikut i tmerruar nga kjo ngjarje e papritur dhe nga humbjet qe pesonte vazhdimisht urdheroi terheqjen sa me pare te forcave osmane nga Kelmendi, ndersa malesoret i ndoqen ato kemba-kembes.

Sipas gojedhenave; ne kete beteje malore te pabarabarte forcat kelmendase kishin gjithsej 900 luftetare. Ata me trimerine, me zgjuaresine dhe me taktiken e tyre luftarake munden te shfarosin gjashte mije ushtare turq.

Beteja e Kelmendit kunder osmanllinjve gjate vitit 1638 perfundoi me fitoren e shqiptareve. Nje pjese e mire e kesaj fitoreje erdhi edhe nga lufta e denje e grave dhe e vajzave te Kelmendit me ne krye sokoleshen Nora.

Çka thotë Historia?

Kemi para sysh katër shkrimtarë qi flasin mbi ket luftë të pergjakshme qi bani Kelmendi kundra Turkut, e mbasi nuk munden me u pasun perdoresh letas prej kujdo veprat e tyne, po botojm shka thotë seicili veças, pse ashtu sbashkut plotsohet kallximi. Prej tyne, si ka me u pa, dishmohet numri i madh i ushtris turke tridhetë mij vetshe me nozull e municjon per ball të shum-me-thânë nândqind Këlmendasve në gjendje ke s’vé-mâ-keq buke, ndima qi paten prej grave, vrasa e Vuçi Pashës, dhe disfata e turpshme e Turqve.

Posë ndonji rrethane lufte e trimnisë së heroinës, e cila, si u diftue sypri, asht e ruejtun shum bukur në traditen e fisit kreshnik të Kelmendit, perkojn shqimit me kallximin populluer, prandej mbarë rrjedha e ksajë lufte mund të xehet e vertetueme shi si e difton populli.

Pjeter Bogdani

(Cuneus Prophetarum, fq.43-44)

Nder shembuj të perkurmit bjen edhe këte : “Kush mundet me i ram mboh se mâ i vobek kje Vuça Pasha, i silli per të mbëledhë nji ushtri dymbëdhetë mi vetësh, nuk i mastuen shum miljon ar, se Kelmendsit, të sijt me nji za: “Eja kush ansht trim” mbledhunë afer pesqind vetë, vran Vuça Pashen, vjetit së Krishtit 1630. E në nevojë mpsuen me granë lëkuren e qarrit, posi të begatët majen e miellit, ende atyne ajo gjellë mâ shije u ka, se Pashallarvet e Sanxhakvet mishi i kingjavet e vjetave të njomë, pa ndiem kurraj të ngimë, tue ngrânë per gjith horë e tue votë rreth neper râjë të tyne, posi tha Profeta: “Kanë me ardhunë rreth gjytetsë e kanë me pësuem uni posi qent e gjithëherë mâ fort dëshërojnë”.

F. Lenormant

Turcs et Montenegrins, 1866)

“Tuj e dijt qeverija otomane, thotë Lenormant,se çerdhja e anmiqve të sajë ishte Kelmendi, i dha urdhen në vjetë 1624 Pashës së Pejës e Mydyrrit të Gucls me e shtrue e me e ba të pakenun at fis. Kta mbas urdhnit qi paten i mS)ln, po kjenë da me dam e mbarre të madhe. Po per me muejt me e hjekë at kore prej vedit muerren e dhanë deri sa te e vona i a mbushen menden Stambollës me çue ndima të mdha e ushtri per me pushtue at fis, qi i qitëte aq trazime qeveris. Kshtu Pasha i Shkodres muer urdhen me e bashkue fuqfn e vet me fuqf të Pashës së Boznjes e të Pejës e me e msy Kelmendin. Ushtrija e bashkueme mbrrijti në tridhetë ml vetë edhe u nis prej Shkodret e u kap lugut të Cemit perpjetë. Kelmendsit u rrudhen perpjetë para gjith asajë mori ushtrije. Pa mbrrijt në Tamare, ku piqen Cemi i Selcës e Cemi i Vuklit e ku Kelmendt kishin rrenue uren, banë nji dredhf. U vUnë në të hikun pa ba asnji qindresë me randsf. Kjo ligshtf e dukshme u dha zemer Turqve e filluen me u shperda tuj e kalue lumin në kambë e tuj i ndjekë Kelmendsit majeve ku u shtemguen per qindresë. Para se me i a nisë ktij sulmit Kelmendsit kishin çue nji rrem ushtrije mbrapa Turqve tinzë, e kshtfi pa pritë pa kujtue kjenë të ffiSYm prej të dyja anve. Kelmendt të ndimuem edhe prej grave të veta rrokulluen shkarnij e shkrepa mbi Turq, të cilt ishin shperda lugut të Cemit e brijave, por shumica gjindeshin në nji grykë të ngushtë, ku s’muejshin me u sjellë. Me i msy para nuk muejshin, pse ndesheshin në trup t’ushtris së Kelmendit, sidomos në shkrepa e shkarnij, qi u rrokullojshin në ta, kshtuqi s’u mbet tjeter veç me i çilë shteg vedit per mbrapa, shka nuk u duel ndryshe j veç tuj ba të bjerruna të mdha. Prej Turqve mbeten dekun gjashtrnf vetë, me gjithse nuk kjenë veç nandqind Kelmen, qi perbajshin gjith fuqin e tyne. Pasha i Boznjes kje i pari, qi u vu në të hikun

P.F. Arcangelo da Salto

P.F.Arcangelo da Salto: Vita del Venerabile Padre Fr.Bonaventura da Palazzuole (Diario francescano, vol.lI, pag.18, – 2 ttobre).

Vjetin 1368 dau Sulltani me mposhtë të Krishtenët të quejtun Kelmen, banorë të maleve të nalta të Shqypnis, shka s’i kishte dalë me ba qëse kishte pushtue at mbretni. Shenjoi per at qellim Pashen e Bosnjes me nji ushtri tridhetë mij luftarësh me të cillt shkojshin perdhuni edhe shum të Krishtenë. Ndeshë të dyja ushtrit në shoshoqen me gjithse Kelmendsit s’ishin veçse shtatëqind, të ndimuem prej vendit të thyeshem, mbyten katermi Turq, mueren nozull e municjone, e ushtrija qi pështoi u vu në të hikun e kjenë të ngushtuem me e shgrehë luften. Prej Kelmendsve mbeten vetem trembëdhetë të dekun e disa të varruem, e prej të Krishtenve qi ishin kenë me Turq mbeten dekun tre a kater”.

De Gubematis

Orbis Seraphicus, vol.lI, page 406, 473.

Edhe De Gubematis e difton të thuesh nji-nji rrjedhen e ksajë lufte si ky shkrimtari i fundshem [si P.F. Arcangelo da Salto]. Shton e thotë veç se Kelmendsit si per natyrë e vend të fortë, si per trimni qi tregojn xehen per ma të rrebtit nder Shqyptarë ( … tum propter naturae et loci, munimen, tum ob propriam magnanimitatem sup ra, omnes Albanenses reputantur). Per shkak të disa të thyemeve t’ushtris turke e pse s’kishin muejt kurr me e shtrue at vend kishin fitue nji nam të madh n’anekand mbretnin otomane (in toto ottomanico dominio magni nominis facti fuerant)

Kjo luftë, mbas ktij, ndolli kahë mjedisi i dimnit të vjetit 1637, e shkaku pse mbeten aq pak të krishtenë, qi ishin n’ushtri turke, e ven pse tuj e dijt Kelmendsit se perdhuni kishin ardhë me luftue kundra tyne e lshuen zâ të bâjshin ndonji shêj per me i njoftë, e ashtu u ruejten mos me i damtue.