Marin Sunudo, (1466-1536) ishte një historian venecian. Ai ishte biri i senatorit Leonardo Sanuto. I lënë jetim në moshën dhjetë vjeç, ai humbi pasurinë për shkak të menaxhimit të keq të kujdestarit të tij.

Ai u rrit me një interes të veçantë për studimin e historisë, kudo që shkonte ai lexonte kopjonte dorëshkrime si dhe kishte akses nëpër arkivat e Venetos.

Ai ka mbajtur shënime edhe për luftën arbërore kundër turqve e cila mund të shfaqi jo pak interes.

Nga ditari i M. Sanudos mbi gatishmërinë e shqiptarëve për kryengritjen kundër turqve, 7 gusht 1499

Nga Durrësi (erdhi letër) e zotit Martin Firmano, kryepeshkop i atij vendi, më (7 gusht dhe thotë) se gjendej i sëmurë në një fshat ku shkoi edhe i baili i Durrësit dhe aty shkuan disa pleq të fshatrave të vendit dhe thanë se ishin mërzitur duke i paguar haraç sulltanit, kështu që shumë prej atij vendi ishin të gatshëm të çoheshin në kryengritje kundër sulltanit.

Nga ditari i M. Sanudos mbi pritjen e Skënderbeut të ri nga shqiptarë, 4 qershor 1500

Letër e një farë Bernardinit nga Shkodra i urdhërit të Minorëve, guardian i vendit të Shën Mërisë, me datë 4 qershor nga Lezha. Thotë se aty pritet Skënderbeu sikundër pritet Mesija prej judejve. Së bashku me Z. Span Dukagjinin dhe si ta marrë ishullin e Lezhës e si ta fortifikojë do të fortifikojë Shkodrën dhe Krujën dhe të gjitha vendet e tjera.

Nga ditari i M. Sanudos mbi hovin e kryegritjes së shqiptarëve, 10 mars 1501

Prej Raguze, letër datës 10 nga Z. Jeronim Zorzi. Thotë se nga dy varka të ardhura prej Ulqinit, ka marrë lajmin se ka zbritur në Lezhë Z. Skënderbeu i cili, pasi i ka lidhur almadarët e sulltanit që ishin aty, ka marrë vendimin dhe e ka përshkruar të gjithë atë anë. E gjithë Shqipëria është në kryengritje dhe ai ka famë të madhe. Të gjithë duan të dalin nga duart e qenëve…