Gëzim Kruja ka lindur në Shkodër, në vitin 1939. Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare.

Fillimet me Estradën amatore nisin që në kohën kur ishte ushtar më 1958. Më pas vazhdon aktivizimin në vitin 1960 me Estradën profesioniste të Shkodrës.

Gëzim Kruja ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër.

Ju pëlqen!

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor.

Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit.

Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

80 Vjetori i Gezim Krujes

Ne 80-vjetorin e tij. I vetmi që iu gjend pranë në këtë ditë të veçantë për të ishte kolegu i tij, Zef Deda.

Gazetari Senad Nikshiqi ka kontaktoi Zef Dedën dhe kanë vendosen së bashku të shkojnë t’i bëjnë vizitë surprizë humoristit shkodran.

Gëzim Kruja u habit kur pa në derën e shtëpisë aktorin Zef Deda.

Në këtë 80-vjetor, Kruja kaloi momente të vështira shëndetësore dhe e kishte të pamundur të flasë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!