Metropoliti Mihailo, kreu suprem i Kishës Ortodokse Malazeze, tha se është i shqetësuar për situatën në Mal të Zi.

Në një intervistë ai foli për atë që pasoi pas zgjedhjeve në Malin e Zi, trazirat me theks nacionalist.

“Boshnjakët, si malazezët, nuk kanë asnjë shtet tjetër në krah dhe do të duhet të mbrohen së bashku (kundër serbëve). Ne nuk duhet të lejojmë një ‘Srebrenicë’ të re dhe as nuk mund të përsëritet tragjedia e vitit 1918. 

Ju pëlqen!

Më kujtohet mirë mesazhi i Shën Savës dërguar malazezëve në 1999 dhe mua si metropolitan: ‘malazezët urrehen…, ju do të gjykoheni nga kama serbe. Eshtë e ngjashme me atë të disa ditëve më parë në Pljevlja: ‘Kush është i dyti, unë jam i pari që pi gjak turk’”.

Në fund, ai theksoi se Krivokapiç, Dritan Abazoviç dhe Aleksa Beçiç (treshja që përgatitet të marrë pushtetin) janë përgjegjës për të gjitha sfidat dhe trazirat e mundshme.

“Votuesit e tyre mbanin parulla me mbishkrime fyese të drejtuara kundër paqes dhe dashurisë ndërfetare dhe ndëretnike, Malit të Zi dhe malazezëve dhe shkruanin mesazhe urrejtjeje të drejtuara kundër myslimanëve,” tha Metropoliti Mihailo.

Metropolitani shpjegoi qëllimet e vërteta të politikës pro-serbe në Malin e Zi.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e pronës së kishës, dhe jo vetëm për të shkuar në Detin Adriatik, por edhe për anulimin e referendumit, dhe sjelljen e Malit të Zi në statusin e një kolonie serbe. 

Kjo pretendohet qartë nga patriarku serb Irinej, i cili thotë se Serbia duhet të përqafojë edhe dy shtete të tjera serbe, përkatësisht Republika Srpska nga Bosnja si një shtet tjetër serb dhe Mali i Zi si një republikë serbe. Kjo treshe, siç thonë ata, e ‘vendeve serbe’ do të përfaqësonte realizimin e programit të tyre politik perandorak.

Ndoshta aleanca e re e Krivokapiçit, Beçiçit dhe Abazoviçit, të cilët zgjodhën të ishin armiq të Malit të Zi dhe shtetit civil, do t’i ndihmojë në këtë projekt.

Më vjen keq që ky i ri do të digjet politikisht mes serbëve. Nuk është e qartë për mua se si ai mund të kishte deklaruar se serbët në Mal të Zi janë të rrezikuar, gjë që nuk është e vërtetë, ashtu siç nuk është e vërtetë që Metropolitata Serbe në Mal të Zi është e rrezikua

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.