Ish presidenti i Kosovës dhe ish drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, që nga 5 nëntori po mbahet në paraburgim në Hagë, bashkë me ish shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin, ish Ministrin e Rendit në Qeverinë e Përkohshme, Rexhep Selimin dhe ish zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin.

Sipas dokumentit që Kryeprokurori Jack Smith ka përdorur si argument, Hashim Thaçi kishte thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në vitet për të cilat akuzohet ai nuk ka pasur ndonjë autoritet në intervistat dhënë Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Sipas Smith, Hashim Thaçi ishte distancuar nga UÇK-ja.

Ju pëlqen!

“Në mënyrë të ngjashme, në intervistat e tij me ZPS-në, z. Thaçi hodhi poshtë çdo përgjegjësi për krimet e kryera nga pjesëtarët e UÇK-së, duke pohuar në mënyrë të përsëritur se në asnjë moment më 1998 ose 1999 ai, ose ndonjë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, nuk kanë pasur ndonjë autoritet mbi UÇK-në. Siç u përmend në konferencën statusore, këto pohime më tej hedhin poshtë pretendimet nga mbrojtja se përgatitja dhe hetimi nuk mund të fillojnë deri diku pas përfundimit të zbulimit të të gjitha provave”, thuhet në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Por kjo nuk është hera e parë kur Thaçi vepron në këtë mënyrë.

Njëjtë kishte vepruar edhe kohë më parë në një intervistë për Euronews, ku kishte deklaruar se ka qenë larg fronteve të luftës.

“Unë kam qenë larg fronteve të luftës. Lufta ime ka qenë politike. Ne e kemi mundur Serbinë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo ka qenë fitore e madhe”, kishte thënë Thaçi kur ishte pyetur nëse ka vrarë vetë ose ka dhënë urdhër për të vrarë dikë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.