Sot kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projektligji për legalizimin e kanabisit ka një vit që konsultohet.

Në fakt,  aty nga viti 2016, kryeministri u pyet për idenë e Koço Kokëdhimës që propozonte pikërisht për këtë gjë dhe ai tha se “nuk jemi gati”.

Sot Shqipëria është gati. Çfarë ka ndryshuar përveç se në Ministrinë e Brendshme ka ardhur Sandër Lleshaj?

Ju pëlqen!

Asgjë, me përjashtim të një fakti mediatik se idenë e legalizimit të kanabisit mjekësor prej gati dy vjetësh e promovon një nga televizionet kombëtare, TvKlan.

Lidhjet më poshtë ilustrojnë këtë politikë.
https://tvklan.al/kanabisi-miliona-euro-ne-buxhetin-e-maqedonise-se-veriut/
https://www.youtube.com/watch?v=zY9NO6ICiG0&feature=emb_title
https://tvklan.al/kanadaja-legalizon-marijuanen-rekreative/
https://tvklan.al/pse-te-mos-legalizohet-hashashi-ne-shqiperi/
https://tvklan.al/corona-investon-4-bilione-dollare-per-birre-me-shije-k…
https://tvklan.al/nje-tjeter-shtet-legalizon-perdorimin-e-kanabisit/
https://tvklan.al/lejimi-i-zhvillimit-te-industrise-se-kanabisit/

Ndoshta është rastësi, por duket se z. Rama, si ndjekës i rregullt i lajmeve, ndoshta mund të jetë bindur nga trajtimi profesional i televizionit në fjalë dhe ka dalë me idenë e legalizimit. Për liçencat do flitet më vonë kuptohet.

Lexo po ashtu:  OKB rezolutë me shumicë dërrmuese kundër Rusisë
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!