Përpara se të shpikej alfabeti, sistemet e hershëm të shkrimit bazoheshin në simbolet piktografikë të njohur si hieroglife, ose në forma pyke që prodhoheshin duke shtyrë një një majë shkruese në argjilë të butë. Për arsye se këto metoda kërkonin një sërë simbolesh për të identifikuar secilën fjalë, shkrimi ishte kompleks dhe i kufizuar në një numër të vogël shkruesish të trainuar.

Diku rreth mijëvjecarit të dytë p.e.s. gjë grup njerëzish që flisnin gjuhën semite adoptuan një grup hieroglifësh egjiptianë për të përfaqësuar tingujt e gjuhës së tyre. Ky shkrim Proto-Siaitik konsiderohet shpesh herë si sistemi i parë i shkrimit alfabetik, ku simbole unikë i korrespondonin bashkëtingëlloreve të vetme (u hoqën zanoret). I shkruajtur nga e majta në të djathtë dhe i përhapur prej marinarëve fenikas që pushtuan një pjesë të Libanit të sotëm, Sirinë dhe Izraelin, ky alfabet bashkëtingëlloresh – i njohur edhe si abxhad – përbëhej nga 22 simbole të thjeshtë për tregtarët e zakonshëm që të mësonin dhe vizatonin, duke e bërë shumë të përhapur përdorimin e tij.

Në shekullin 8 p.e.s. alfabeti fenikas ishte përhapur në Greqi, ku u rishikua dhe u përmirësua për të rregjistruar gjuhën greke. U mbajtën disa gërma fenikase, të tjera u hoqën, por risia kryesore ishte përdorimi i gërmave për zanoret. Shumë studiues besojnë se ka qenë kjo shtesë – që lejonte tekstin të lexohej dhe shqiptohej pa paqartësi – që shënoi krijimin e të parit alfabet të vërtetë.
Gjuha greke u shkrua fillimisiht nga e djathta në të majtë, por me kalimin e kohës u ndryshua drejtimi i shkreimit. Deri në shekullin 5 p.e.s. drejtimi ishte ai që përdorim sot, nga e majta në të djathtë. Me kalimin e kohës, alfabeti grek solli lindjen e alfabetëve të tjerë, përfshirë atë latin, që u përhap nëpër Europë, dhe cirilik, pararendësi i alfabetit modern rus.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!