Joe Biden këtë të diel mbush plot 80 vjeç. Ndoshta është koha që Preidenti amerikan, Joe Biden, të ikë në qetësi nga politika. Ndoshta opinioni publik e politik në SHBA edhe po e pret fjalën e tij kur do të thotë, “mjaft është mjaft?”

Nuk është ide e mirë që Biden pas dy vitesh të kandidohet përsëri për President, të paktën kështu mendon MekuliPress. Më mirë do të ishte që ai të kujdeset për nipërit dhe mbesat, të luan me qenin e tij, të shkoj të blen ëmbëlsira në ndonjë vetëshërbim ose të shkojë e t’u marrë erë trëndafilave në kopshtin e tij të rregulluar për bukuri në Greenville?

Por këtu shtrohet pyetja; A kanë kanë demokratët ndonjë pasardhës të denjë pas Biden? Kush do të jetë kandidati presidencial i partisë, nëse Joe Biden e kupton se është koha për t’u larguar?

Këtu, sipas MekuliPress, janë disa sugjerime të mundshme, dhe, ndoshta, më pak të mundshme:

Ju pëlqen!

1. Kamala Harris
Zëvendëspresidentja është një zgjedhje e mirë. 58-vjeçarja duket për të qenë jashtëzakonisht kompetente, por kjo, në dy vitet e fundit, nuk ka lënë asnjë gjurmë në politikë.

Sipas një sondazhi të kryer për Fox News këtë verë, vetëm 41 për qind e të anketuarve ishin të kënaqur me punën që ajo bën. Nuk është mbresëlënëse. Ndër votuesit me ngjyrë, ajo shënoi 73 për qind. Nga ana tjetër – afrikano-amerikanët nuk përbëjnë më shumë se 13.6 për qind të elektoratit, dhe kështu lindë pyetja; nëse elektorati amerikan është gati për një Presidente femër, afrikano-amerikane?

2. Pete Buttigieg
Ministri i Transportit është i ri, i orientuar nga qendra dhe mjaft karizmatik. 40-vjeçari ka lënë gjurmë në postin ministror dhe është, gjithashtu, anëtari i parë i kabinetit qeveritar me orientim homoseksual në historinë amerikane. Nuk ka asnjë dyshim për talentin e tij politik dhe dhuntinë për fjalime së Buttigieg. Ai vjedh gjithë vëmendjen kur hyn në një dhomë – dhe ky të përkujton fjalimet mbresëlënëse të Kennedit, Martin Luther King dhe Clintonit.

Nëse ai kandidon, dhe ne si redaksi mendojmë se do të bëjë, ai do të bëhet presidenti i dytë më i ri i Amerikës pas Theodore Roosevelt, natyrisht nëse fiton.

Gjatë betejës së nominimit në vitin 2020, së bashku me Bernie Sanders, mori udhëheqjen, por përfundimisht u tërhoq dhe rekomandoi Joe Biden si kandidatin presidencial të partisë. Kjo lëvizje strategjike e tij mund të ketë qenë një veprim i zgjuar dhe nëse ai nuk kandidon në 2024, ai mund të rikthehet i fuqishëm më vonë, por këtu përsëri lindë pyetja: a janë gati votuesit amerikanë për një president homoseksual?

3. Gavin Newsom
Guvernatori popullor 55-vjeçar i Kalifornisë korri një fitore solide javën e kaluar në një fushatë ku u përqëndrua në çështjet e mëdha kombëtare të të drejtave të grave për abortin, ekonominë dhe emigracionin.

Newsom po hyn në mandatin e tij të dytë si guvernator i shtetit më të populluar të Amerikës dhe si një politikan shumë i pëlqyer. Ai ka pasuri të madhe dhe shpejt do të jetë në gjendje të krijojë një fushatë efektive dhe me ndikim. Më herët ai kishte thënë se nuk do ta sfidojë Joe Biden. Të presim e të shofim!

4. Gretchen Whitmer
A ju kujtohet se si dy vjet më parë u zbulua plani për rrëmbimin e guvernatores të Miçiganit, plan i cili ishte organizuar nga mohuesit militantë të koronës? E kjo ishte Gretchen Whitmer.

Whitmer korr një fitore të madhe në zgjedhjet afatmesme javën e kaluar dhe hyn në mandatin e tij të dytë si guvernatore me një mandat solid. 51-vjeçarja, dy vjet më parë, ishte ndër të preferuarat për t’u bërë zëvendëspresidente e Joe Biden. Gretchen Whitmer është një yll brenda Partisë Demokratike.

5. Mark Kelly
Ish-piloti luftarak dhe astronauti Mark Kelly u rizgjodh javën e kaluar në Senat nga shteti i Arizonës. Ai është një veteran i Luftës së Gjirit dhe më pas për 10 vjet fluturoi me anije kozmike.

58-vjeçari është i martuar me Gabby Giffords, e cila ka një ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai gjatë një sulmi masiv në Arizona, që mori gjashtë jetë, u qëllua në kokë por mbijetoj.

Kelly ka aftësinë të krijojë entuziazëm në grupe të mëdha votuesish dhe është i njohur për kërkimin e zgjidhjeve përtej linjave partiake, kjo sipas shtypit amerikan.

6. Alexandria Ocasio-Cortez
Superylli i ri i demokratëve në New York City ka mbushur 33 vjeç, dhe kështu kjo plotëson kushtet në moshë për të qenë në gjendje të bëhet presidente në vitin 2024. Kufiri i moshës për të kandiduar si President në SHBA është së pakut 35 vjeç, por çuditërisht nuk ka kufi mbi 35 vjeç.

Kjo është përfaqësuese jashtëzakonisht popullore e krahut të majtë të Partisë Demokratike. Ka vetëm gjashtë vite përvojë në politikë, por katër prej tyre i ka kaluar në Kongres si përfaqësuese e shtetit të distriktit të Nju Jorkut. Alexandria Ocasio-Cortez fitoi sërish javën e kaluar me 71.6 për qind.

Të paktën një trashëgimtare e dukshme e Bernie Sanders./MekuliPress/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!