Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti ka garantuar se ai bashkë me Presidenten në detyrë, Vjosa Osmani pas zgjedhjeve do të mbeten klasë e mesme.

Kurti ka deklaruar se qytetarët që duan të bëjnë para në Kosovë, duhet të provojnë fatin në biznes kurse kriminelët që abuzojnë, vjedhin e mashtrojnë do të dalin para drejtësisë.

“Edhe Osmani edhe unë do të mbesim klasë e mesme. Kush i do paret del në biznes dhe e provon fatin e vet”- tha Kurti.

Ju pëlqen!

Këto deklarata Kurti i bëri në Shtime, teksa e shoqëronte edhe gruaja e tij norvegjeze.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.