Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para mediave, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti ka thënë se shpreson që do të tejkalohen të gjitha pengesat dhe do të krijohet edhe Qeveria.

Ai ka theksuar se sot është treguar qytetërim demokratik duke mos bllokuar vendin.

Ju pëlqen!

“Kuvendi është tempulli i demokracisë dhe ligjvënies. Prandaj jam i bindur që me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi demokratik sepse për dallim nga legjislatura e gjashtë, ne nuk kemi bllokuar konstituimin e institucioneve. Me dashamirësinë dhe me interesin e përgjithshëm para çfarëdo interesi tjetër besoj që do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të kemi edhe qeveri të re ashtu siç patëm edhe Kuvend të ri”, ka thënë Kurti.

Më tej Kurti tha se zgjedhja e Konjufcës në krye të Kuvendit, nuk ishte befasi.

“Unë nuk e di, por nuk mendoj se ka qenë befasi”.

Ndërkaq, Kundër zgjedhjes së Konjufcës votuan 27 deputetë ndërkaq 6 abstenuan.

Presidenti Thaçi ka uruar deputetët e Legjislaturës së Shtatë, duke  thënë se Kosova ka shumë sfida përpara dhe deputetët e ardhëm duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.