Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë për mediumin serb, N1, alarmoi për rikthimin në skenë të fundamentalizmit “ortodoks”, i cili, sipas shefit të ekzekutivit kosovar, me ndihmën e “Rusisë fashiste dëshiron të ndajë Ballkanin dhe Evropën”.

Më poshtë mund ta lexoni një pjesë të kësaj interviste të Kryeministrit Kurti

A ka antagonizëm personal mes jush dhe Vuçiqit?

Ju pëlqen!

Kurti: Nuk mendoj se presidenti i Serbisë edhe sot po distancohet nga Millosheviqi. Mendoj se shkon më thellë se kaq. Kur erdhi në Mitrovicë në veri të Kosovës në vitin 2018, citoi Nikolaj Velimiroviqin, që do të thotë se citon disa njerëz që kanë bashkëpunuar me nazistët. Vuçiqi është student politik i Vojisllav Sheshelj, ndërsa unë si kryeministër i Kosovës jam student politik i Adem Demaqit. Përballja jonë është, në një farë mënyre, një përballje thelbësore mes Demaçit dhe vizionit të tij dhe Sheshelit në anën tjetër. E pranoj se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por duhet t’i japim një shans dialogut.

Pse thoni se marrëveshja do të arrihet deri në pranverë?

Kurti: Qasja ndaj dialogut në dekadën e fundit ishte e gabuar. Në atë kohë ata konsideronin se Kosova ishte temë e dialogut dhe jo njëra nga palët. Tani ne kemi marrë një qasje tjetër, që në negociatat tona kemi një marrëveshje të përgjithshme kuadër si pikë të parë, dhe pika e dytë janë ngjarjet aktuale si tabela, dokumente etj. Jam optimist sepse propozimet e komunitetit ndërkombëtar shkojnë drejt vlerave dhe jo drejt zgjidhjeve të problemeve të ndryshme. Nuk kemi shumë kohë për të humbur sepse njerëzit po humbasin durimin dhe nuk është e drejtë që presidenti amerikan Joe Biden të thotë se duhet të keni një marrëveshje me njohje reciproke në qendër, kancelari gjerman Scholz përsërit të njëjtën gjë, tani e bëjmë. Nuk duhet të humbim kohë sepse ne delegjitimojmë propozimet e tyre. Pranvera është një periudhë e mjaftueshme për të normalizuar përfundimisht marrëdhëniet, nëse kemi vullnetin e mirë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!