Betim Musliu nga IKD, i është kthyer akuzave që VV-ja ia ka bërë Isa Mustafës dhe LDK-së në kohën sa ishte në qeveri me PDK-në, e kur thirrej me parulla “Isë, Isë, argati i Serbisë”.

Në Rubikon të KTV-së, ai e ka pyetur se çka ka ndryshuar brenda kësaj periudhe që çoi në ndryshimin e qasjes së VV-së ndaj LDK-së.

Kurti ka thënë se opozitarizmi i dy viteve të qeverisjes Haradinaj i ka përafruar.

Ju pëlqen!

“Kishte një përpjekje për ta falur veriun, dhe bashkëpunimi opozitar për ta ndalur këtë duhet të ndodhte. Sa i përket parullave që i përmende, ka dy lloje të parullave, aso të përhershme dhe aso rrethanore. Ato kanë qenë parulla të aktualitetit politik. Kanë qenë parulla rrethanore kundër Zajednicës”, ka thënë Kurti.

“A kemi probleme në të kaluarën, a kemi dallime në të sotmen, po. E vërteta është që për një interes madhor, në rrethana të caktuara ne kemi marrë vendimet e duhura. Interesi madhor sot është që PDK-ja të shkojë në opozitë. Që u bashkuam, nuk do të thotë se u bëmë vëllezër e motra, e as që u martuam”, ka thënë Kurti./KTV/

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.