Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar pas takimit që zhvilloi në selinë e kësaj partie me ambasadorin amerikan në Berlin, njëherësh si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kurti më anë të një postimi në Twitter ka thënë se me ambasadorin Grenell kanë biseduar për nevojën urgjente në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës.

“E mirëprita ambasadorin Richard Grenell në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe deputeten Fitore Pacolli. Ne diskutuam për nevojën urgjente që duhet të fokusohemi në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive punësimit”, ka shkruar Kurti.

Ju pëlqen!

Grenell menjëherë pas takimit me Kurtin ka thënë se për të pasur zhvillim ekonomik atëherë duhet të hiqet taksa 100 për qind.

“Ajo që dua ta bëj shumë të qartë është se shtytja ekonomike që po tentoj ta bëj është gjëja më e rëndësishme, të krijojmë vende pune, të tentojmë të sjellim biznesmenët nga Evropa dhe Amerika. Njerëzit janë të uritur të vijnë këtu dhe të ndihmoj të rritet ekonomia, Administrata e Trumpit ka arritur ta rris ekonominë e vet, duke e larguar Qeverinë nga rruga, duke e bërë Qeverinë që të ndihmoj rritjen e bizneseve, për të bërë çdo ditë të njëjtën pyetje, se çfarë mund të bëjmë që të rrisim bizneset”, ka thënë Grenell.


MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!