Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është takuar edhe me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Pas takimeve me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, Kurti ka shkuar në selinë e demokratëve.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë qëndruar për gati 15 minuta në një takim kokë më kokë.

Mësohet se në takimin e parë si kryeministër në selinë e PD, Kurti dhe Basha kanë biseduar për zhvillimet e fundit në  Shqipëri dhe Kosovë. Nga selia blu nuk u dhanë detaje rreth takimit, pasi Basha dhe Kurti kanë preferuar që takimin ta zhvillojnë vetëm dhe pa praninë e stafeve përkatëse.

Pas takimit, Basha dhe Kurti deklaruan se me rëndësi është bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, në të mirë të qytetarëve.