Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është takuar edhe me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Pas takimeve me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, Kurti ka shkuar në selinë e demokratëve.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë qëndruar për gati 15 minuta në një takim kokë më kokë.

Mësohet se në takimin e parë si kryeministër në selinë e PD, Kurti dhe Basha kanë biseduar për zhvillimet e fundit në  Shqipëri dhe Kosovë. Nga selia blu nuk u dhanë detaje rreth takimit, pasi Basha dhe Kurti kanë preferuar që takimin ta zhvillojnë vetëm dhe pa praninë e stafeve përkatëse.

Ju pëlqen!

Pas takimit, Basha dhe Kurti deklaruan se me rëndësi është bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, në të mirë të qytetarëve.

Lexo po ashtu:  Kështu do të ndahen ministritë, ja sa do t’i takojnë VV-së e sa LDK-së, juristi jep parashikimin
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!