Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist të mbrëmshëm me granata dore në objektin e komunës së veriut të Mitrovicës.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm janë dëmtuar dy vetura.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Serbia që menjëherë të ndërpres nxitjen për dhune para se të humbasin jetë njerëzish.

Ju pëlqen!

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në veriut të Mitrovicës është sulmuar nga dy granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu:  Konjufca: Nëse ky proces e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, minimit të themeleve të shtetit tonë, atëherë është mirë të themi mirupafshim
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!